Zgjedhjet në Kolonjë për bashkinë e atyshme po vijojnë normaisht, por dhe pa ndonjë interes të dukshëm politik. Mjafton fakti që nga kampet respektive nuk ka ndonjë deklaratë; apo qoftë ndonjë ankesë nga opozita. Është vetëm KQZ që konfirmon faktin e “asgjësë për t’u veçuar” në procesin e votimit.
”Sot në bashkinë e Kolonjës po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie. Sipas të dhënave të përcjella nga Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor nr. 73 dhe Administrata e KQZ-së, e cila ndodhet atje, procesi i votimit ka filluar në orën 07:00 dhe të gjithë qendrat e votimit janë hapur në përputhje me gjithë procedurat ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe të akteve të KQZ-së në fuqi”.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën apel të gjithë zgjedhësve të Bashkisë Kolonjë, që të shkojnë pranë qendrave të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me vote”, thuhet në deklaratën e KQZ”, thuhet kështu në një deklaratë të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. /tesheshi.com/