Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Zgjedhjet “në emër të popullit”: udhëkryqi i Europës ndërmjet Merkelit e Le Pen

by te Sheshi
10/02/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Zgjedhjet “në emër të popullit”: udhëkryqi i Europës ndërmjet Merkelit e Le Pen

Ekziston gjithnjë një segment i shoqërisë që ndjehet i braktisur apo i injoruar nga qeveria e vet, por pas krizës së vitit 2008, masave për shpëtimin e bankave, krizës së emigrantëve dhe një serie sulmesh terroriste, një numër gjithnjë e më i madh europianësh po ndjehen të pambrojtur, të ekspozuar dhe të shqetësuar për të ardhmen e familjeve të tyre.

Përgjigja për frikërat e tyre? Askush nuk e di, pasi Europa ndodhet në udhëkryq. Në shenjat e rrugëve përpara saj njëra lexon Angela Merkel dhe tjetra në drejtimin e kundërt, Marine Le Pen.

Rendi i ri botëror

Këto dy gra të vendosura, të ashpra dhe me pjekuri politike, kandidojnë në zgjedhje këtë vit, me shpresën e tërheqjes së vendeve të tyre dhe Europës si e tërë, në rrugë dramatikisht të ndryshme.

Europianiste e pasionuar, kristian-demokrate, e vetëdijshme për tmerret e së kaluarës naziste dhe asaj të Luftës së Ftohtë të vendit të saj, Merkel po shihet gjithnjë e më shumë si mbrojtësja numër një në kontinent e vlerave liberale. Barak Obama zgjodhi qëllimisht ta vizitonte atë në Berlin në vizitën e tij të fundit zyrtare jashtë vendit përpara se t’i dorëzonte presidencën Donald Trump.

Le Pen, nga ana tjetër, është fëmija-poster i valës së re të populizmit në Europë. Ajo kërkon atë që e përshkruan si “rendin e ri botëror”. Një Francë të re, një Europë të re, thotë ajo, larg “burgut” të Bashkimit Europian dhe bashkimit “artificial” të kombeve europiane. Ajo qesh me ata që ngrenë grushtat në të dy anët e Atlantikut kundër presidencës Trump.

Brexit, Trump dhe “liderët e rinj patriotikë” në botën e Le Pen, janë me gjasa fundi i një bote dhe nisja e një bote të re, ku, në opinionin e saj, njerëzit dhe shtetet kombe janë të fuqishëm dhe nuk i binden atyre që ajo i quan “globalizacionistë”.

Thirrje nga anekset e politikës

Në Europë, tashmë kanë kaluar kohët kur zgjedhjet kombëtare përballeshin me një mur indiference nga publiku – 2017 është cilësuar “Viti i Zgjedhjeve” në Europë, pasi kombe kyçe si Gjermania, Franca, Holanda dhe me gjasa edhe Italia do të shkojnë në votime.

Në një situatë ku partitë populiste po ngrihen fuqishëm, ata që janë pro dhe kundër tyre ndjehen të motivuar të votojnë. Dhe jo vetëm duke pasur në mendje vetëm xhepin e tyre. Sllogani i famshëm i fushatës “Ekonomia, budalla” që lidhet me kandidimin e suksesshëm të Bill Klintonit në presidencialet e vitit 1992, nuk mban më.

Mjaft të marrësh në konsideratë Holandën – që shkon në zgjedhje muajin e ardhshëm. Ekonomia atje është në kulmin e saj dhe papunësia është e ulët. Por në vend që të mblidhen rreth kryeministrit të tyre të qendrës, votuesit po flirtojnë me populistin euroskeptik me qëndrime kundër emigrantëve, Geert Wilders.

Kudo që të hedhësh sytë në Europë – në veri, jug, lindje e perëndim – ekzistojnë parti populiste që thërrasin zëshëm nga anekset e politikës.

Lëvizja “Pesë Yjet” në Itali është partia më e përfolur politike e momentit. Ata dëgjojnë njerëzit, thuhet, jo biznesin e madh dhe mesazhi i tyre po tërheq mbështetjen e vendit, të votuesve nga të gjitha moshat dhe origjinat.

“Populizmi është një fjalë e bukur”, thotë Beppe Grillo, figura qendrore e lëvizjes. “Unë jam krenar që jam populist. Do të thotë se ne jemi duke bërtitur Jo! Jo! Dhe Jo! dhe ne do fitojmë zgjedhjet e ardhshme”.

Shtëpi prej letre

Vena nostalgjike nacionaliste dhe kundër emigracionit përshkon pjesën më të madhe të partive populiste të Europës, por politikat e tyre variojnë nga njëri vend në tjetrin. Nuk është e drejtë që të gjitha të përshkruhen si “e djathta ekstreme”. Madje, edhe partitë që kanë rrënjë të thella në të djathtën ekstreme, si Partia e Lirisë në Austri apo Fronti Nacional i Le Pen, janë përpjekur të zgjerojnë apelin e tyre, duke deklaruar se janë për popullin, as në të majtë e as në të djathtë.

“Au nom du people” (në emër të popullit) është parrulla nën të cilën Le Pen zhvillon fushatën e saj presidenciale në Francë. Dhe pas fiaskos së Francois Fillon, me një kandidat të qendrës së djathtë të dëmtuar nga dyshimet për korrupsion, Le Pen ka shansin të shkojë deri në postin më të lartë politik të vendit të saj.

Kjo do të ishte një pikë-kthese dramatike për Europën – ajo thotë se e dëshiron vendin jashtë euros dhe me gjasa edhe jashtë Bashkimit Europian. “Frexit” do ta rrëzonte të gjithë BE-në si të ishte një shtëpi prej letre.

Europa e frakturuar

Në Bruksel, edhe njerëzit më të brendshëm, pranojnë se BE është në një betejë mbijetese. Përpara se të jepte dorëheqjen nga parlamenti Europian, Martin Shulc tha se ka një “rrezik real” që BE të shpërbëhej.

Zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Federica Mogherini tha: “Ne kemi diçka që e gjithë bota e konsideron si një mrekulli. Ne kemi një fuqi të jashtëzakonshme dhe e kalojmë kohën tonë duke folur për krizën tonë”.

Vitin e ardhshëm është 60-vjetori i Bashkimit Europian, dhe pritet të ketë festime luksoze. Por jashtë dyerve të festës së ditëlindjes, ekzistenca e BE-së po vihet seriozisht në dyshim.

E gjitha kjo ka edhe një domethënie globale, gjithashtu. Populistët e Europës janë në pjesën më të madhe edhe fansa të fortë të presidentëve Putin dhe Trump dhe, një Europë e dobët dhe e frakturuar u shkon pas stilit të dy këtyre burrave.

Ndërsa shumë europianë ndjehen nervozë për presidencën Trump e ndërsa janë piketuar kaq shumë gjera, mund të ndodhë edhe që votuesit e zemëruar të ndjehen më të sigurtë duke u mbërthyer pas rrymës kryesore politike këtë vit.

Por çdo parashikim mbart rreziqe. Sondazhet kanë treguar se janë të pabesueshme. Votuesit europianë janë tashmë, me humor të ndryshueshëm.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
Disa ushqime që mund të konsumoni pa problem gjatë orëve të darkës, përpara se të flini

Disa ushqime që mund të konsumoni pa problem gjatë orëve të darkës, përpara se të flini

BE humb durimin: Ndalni sulmin ndaj Vlahutin, përfaqëson Brukselin!

BE humb durimin: Ndalni sulmin ndaj Vlahutin, përfaqëson Brukselin!

Dëshira për të hyrë në stadium u merr jetën dhjetëra personave në Angola

Dëshira për të hyrë në stadium u merr jetën dhjetëra personave në Angola

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni