Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Zgjedhjet italiane: ndërsa e majta cifloset, Berluskoni pret krahëhapur

by te Sheshi
23/01/2018
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Zgjedhjet italiane: ndërsa e majta cifloset, Berluskoni pret krahëhapur

E vetmja gjë për të cilën pajtohen ekspertët, është se Partia Demokratike që qeveris aktualisht Italinë, po i drejtohet një humbjeje poshtëruese.

Gjithkush në Itali, nëse pyetet se kush mund të ulet në karriken e kryeministrit në pallatin Kixhi pas zgjedhjeve të përgjithshme të 4 marsit, ka vetëm një përgjigje, duke ngritur shpatullat.  Silvio Berluskoni, ish-kryeministër dhe mjeshtri i rishfaqjeve, e ka portretizuar koalicionin e qendrës së djathtë që drejton si duart e sigurta që do ta shpëtojnë vendin nga telashet e lëvizjes populiste “Pesë Yjet”, e cila ka mbështetjen dërrmuese të të rinjve, por po ashtu edhe të dhëna zhgënjyese në qeverisjen vendore.

Askush nuk mund ta marrë me mend, nëse ndonjë nga palët do të arrijë të mbledhë një shumicë të shëndoshë më 4 mars apo nëse Italia do të hidhet sa nga një palë zgjedhje në tjetrën – siç parashikojnë disa.

Ka vetëm një gjasë për të cilën bien dakord pjesa më e madhe e aktorëve: që e majta e qendrës, drejtuar nga ish-kryeministri Matteo Renzi, duket në rrugën e një mposhtjeje poshtëruese, jo më pak se homologët e saj ideologjikë në Gjermani dhe Spanjë.

Gjërat duhet të dukeshin më mirë për Renzin, ish-kryebashkiakun e Firences, i cili në kulmin e vet në vitin 2014, bëri premtime të mëdha se do të krijonte një Itali të re, moderne, do të rigjallëronte ekonominë dhe do të reformonte politikën. Renzi u detyrua të japë dorëheqjen në fund të vitit 2016, pasi humbi rëndë në referendumin kushtetutes të keq-përgatitur dhe të keq-këshilluar.

Që prej asaj kohe, ai ka mbetur në timon të Partisë Demokratike, pasi ish-ministri i tij i Jashtëm, Paolo Gentiloni, mori frenat e qeverisë. Tani, pavarësisht përmirësimeve domethënëse në drejtimin e Partisë  Demokratike, koalicioni i qendrës së majtë të Renzit qëndron pas në sondazhe, me rreth 22 për qind të mbështetjes.

“Kriza në të majtën nuk është diçka që nisi sot”, thotë Giovanni Orsina, historian dhe profesor i studimeve politike në universitetin Luis në Romë. Jo shumë ndryshe nga kryeministrja britanike, Theresa May, edhe Renzi, sipas Orsinës, e ka humbur “trashëgiminë politike” që kishte pak vjet më parë dhe prej asaj kohe ai është anashkaluar me anë të hapave të pamenduar, përfshirë edhe nismën e partisë së tij për ndryshim në ligjet elektorale që u shërbyen vetëm kundërshtarëve të tij në të djathtë.

Ngjashëm me tensionet midis Hillary Clinton-it dhe Bernie Sanders në Shtetet e Bashkuara, apo bleristëve dhe korbinistëve në Britani, e majta italiane është fragmentarizuar nga konfliktet midis centristëve dhe forcave më të majta, të cilat refuzojnë politikat e Renzit – si dhe ambicjet e tij, ndonjëherë me karakter arrogant.

“Qendra e majtë nuk shihet si alternativë për votuesit e zemëruar. Ajo përfaqëson globalizmin dhe shpëtimin e bankave kur nevojitet, dhe nuk ka qenë në gjendje të diferencojë veten nga qendra e djathtë”, thotë Wolfango Piccoli, drejtues i një kompanie kërkimore në Londër.

“Kur nuk mund të ofrosh alternativa, votuesit e hedhin vështrimin tek qendra e djathtë dhe partitë e reja si lëvizja ‘Pesë Yjet’. Çfarë ka për të ofruar partia Demokratike? Përveç përkujdesit për nëpunësit civilë dhe pensionistët, nuk ka pasur aftësinë për qasje për rininë”, thotë ai.

Ndërsa qendra e majtë rrezikon të zhytet në harresë – Orsina thotë se ka dëgjuar se sondazhet e brendshme të demokratëve janë edhe më keq se ato publike – duket se Berluskoni është rishfaqur si një forcë politike.

Nuk është e qartë nëse 81-vjeçari, i cili njihet për festat e tij të shfrenuara me gra të reja kur ishte së fundmi në detyrë, do të lejohet të jetë kryeministër. Berluskoni është ndaluar nga mbajtja e posteve të larta për gjashtë vjet pas dënimit për mashtrim me taksat, por ai po e sfidon ligjshmërinë e këtij vendimi në gjykatat europiane.

Si kryetar i “Forza Italia”, Berluskoni megjithatë po kryeson një koalicion, së bashku me dy parti të së djathtës ekstreme, Ligën e Veriut dhe “Vëllezërit e Italisë”, që me gjasa edhe mund të fitojë shumicën.

Apeli i Berluskonit nuk është i ndryshëm nga ai që përdori kur hyri në politikë në vitet 1990, kur ai e portretizoi veten si një përgjigje ndaj kërcënimit të komunizmit.

“Tani ai e ka pozicionuar veten kundër kërcënimit populist të lëvizjes ‘Pesë Yjet’. Ai po thotë se është një burrë shteti me përvojë, i përgjegjshëm, ky është apeli i tij”, thotë Piccoli, “një njeri që mund të ulet në tryezë me Angela Merkel dhe Emmanuel Macron”.

Berluskoni ka treguar sesi e menaxhoi qëndrimin në pushtet për gati një dekadë, në drejtim të një koalicioni të qendrës së djathtë, me fitoren e rëndësishme që mori në zgjedhjet lokale në Sicili.

Ka shumë spekulime se kush mund të shërbejë si kryeministër për koalicionin e qendrës së djathtë, përfshirë opcione që ngjajnë të pamundshme si kreu i Ligës së Veriut, Matteo Salvini, mbështetja për të cilin mund të sjellë fitoren e koalicionit. Ato përfshijnë edhe presidentin e Ligës së veriut për Venecian, Luca Zaia, apo presidentin e parlamentit Europian dhe anëtar i “Forza Italia” të Berluskonit, Antonio Tajani.

Sondazhet e kësaj jave treguan se koalicioni i qendrës së djathtë ka momentin e shkëlqimit, me 39.2 për qind të votave, ndërsa një sondazh i IPR-së tregon se koalicioni i Berluskonit ka 38 për qind të mbështetjes.

Nëse Berluskoni dështon të marrë shumicën e qartë, ekziston ende shansi që ai të farkëtojë një marrëveshje me demokratët për një koalicion qeverisës, mirëpo kjo nga gjasat e deritanishme, nuk duket i mundshëm.

Lëvizja “Pesë Yjet” dhe kandidati i saj, 31-vjeçari Luigi di Maio, po iu përgjigjen sulmeve të Berluskonit. Lëvizja në të kaluarën ka bërë thirrje për një referendum për euron, por këtë radhë kandidati i saj për kryeministër u tërhoq nga ky propozim – që do të frikësonte votuesit – për të thënë se ishte koha për të ndryshuar rregullat e euros, jo për t’u larguar prej saj.

Por, lëvizjes i mungojnë 10 pikë përqindje për të konkurruar me koalicionin e qendrës së djathtë.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës
Ballkani

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025
Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!
Lindja e Mesme

Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek
Ballkani

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Next Post
BE, thirrje Kosovës: duam sa më shpejt Demarkacionin, shfuqizimi i Speciales nismë e gabuar

BE, thirrje Kosovës: duam sa më shpejt Demarkacionin, shfuqizimi i Speciales nismë e gabuar

Rama me peshkatarët: rrjetat tuaja plot, do ndërtojmë merkato peshku

Rama me peshkatarët: rrjetat tuaja plot, do ndërtojmë merkato peshku

Nis vettingu në Prokurori: shorti shpëton “peshqit e mëdhenj”

Nis vettingu në Prokurori: shorti shpëton “peshqit e mëdhenj”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

08/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025
Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni