Aktorja legjendare 95-vjeçare Gina Lollobrigida nuk u zgjodh deputete në parlamentin italian në zonën e Lazios, ku ishte kandidate me Partinë Komuniste të Marco Rizzo-s.
Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, “Lolo” mblodhi pak më shumë se 1% në provincën Latina – i njohur gjithashtu si qyteti i Duçes, që ndodhet në jug të Romës – dhe në provincën fqinje të Frosinones, që i përkasin rajonit të Lazios.
Fituesja e zgjedhjeve dhe me gjasë kryeministre e ardhshme e vendit, Gjeorgjia Meloni, ka mbledhur një përqindje të madhe votash në këtë qark. Lollobridgeta ka dështuar dhe më parë të zgjidhej deputete, që në vitin 1999 kur ishte kandidate.
Avokati i saj, Antonio Ingroia, tha se aktorja veterane ka “qartësi të plotë” pavarësisht betejave të saj të fundit gjyqësore mbi pronën e saj, kur gjykimi i saj është vënë në dyshim. /tesheshi.com/