Me afrimin e ditës së zgjedhjeve të pjesshme për kreun e Bashkisë së Dibrës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, u ka bërë thirrje thirrje partive politike që të ccojnë komisionerët për trajnim në KQZ
“Në funksion të mbarëvajtjes të proçesit zgjedhor, ku profesionalizmi i komisionerëve zgjedhorë është i një rëndësie të veçantë, dhe detyrim ligjor, KQZ i kërkon partive politike të kryejnë njoftimet për burimet njerëzore të emëruara sipas propozimeve të tyre për komisionerë të KQV-ve dhe anëtarëve të GNV-ve, për të marrë pjesë në trajnim”, tha zëdhënësja Drilona Hoxhaj.
Zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Dibër do të administrohen nga KZAZ nr 19, ndërsa janë ngritur 119 qendra votimi dhe 16 grupe të numërimit të votave.
E majta do të konkurojë në këtë proces me kandidatin Muharrem Rama, ndërsa opozita me kandidatin Sherefedin Shehu, ish-deputet i saj në këtë zonë zgjedhore. /tesheshi.com/