Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë publikoi sot raportin përfundimtar dhe gjetjet për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Proçesi i zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017 u karakterizua nga një frymë konfliktuale politike, çka reflektoi drejtpërdrejtë edhe te zgjedhësit. Sipas KVV-së, edhe në këto zgjedhje u vu re që demokracia shqiptare vijon të jetë e brishtë.
Përfaqësuesja e KVV, Gerta Meta, tha se konfliktualiteti politik, deri në arritjen e marrëveshjes së 18 majit mes Ramës dhe Bashës, përcolli një pasiguri në radhët e zgjedhësve, deri në cënimin e rendit publik.
Gjithashtu edhe zëvendësimi i kryetarit të KQZ-së solli për pasojë cënimin e disa standardeve.
Sipas raportit përfundimtar të Koalicionit, dita e zgjedhjeve ishte e qetë, por nuk munguan probleme që kanë të bëjnë me votimin familjar dhe fotografimin e votës. /tesheshi.com/