Një çift suedez, Charles Sacilotto dhe Marie Granmar, u përpoqën të gjenin një mënyrë kreative për të për të ngrohur shtëpinë e tyre përmes energjisë natyrore diellore.
Ju mund të mendoni se një ide e tillë do ishte shumë e shtrenjtë dhe do të kërkonte kohë.
Megjithatë, takimi i familjes me arkitektin ekologjik Bent Warne, i dha problemit një rrjedhë tjetër – ata ndërtuan një shtëpi “të gjelbër” rreth banesës së tyre dhe e ngrohën në mënyrë natyrale gjatë gjithë vitit.
Një strukturë e tillë siguron një klimë mesdhatare brenda shtëpisë, edhe gjatë muajve të ftohtë të dimrit, e ju shpëton nga faturat e energjisë elektrike. /tesheshi.com/