Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Hashim Thaçit president: një hap para apo pas për Kosovën?!

by te Sheshi
07/04/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Hashim Thaçit president: një hap para apo pas për Kosovën?!

Nga Blendi Gashi

Për pesë vitet e ardhshme, Hashim Thaçi, do të qëndrojë i ulur në poltronin e presidentit të Republikës së Kosovës, posti më i lartë që mund të gëzojë një politikan karriere, në varësi të sistemit.

Politikani më i fuqishëm në Kosovë, pas pazareve me LDK-në e kryeminstrit Isa Mustafa, arriti të marrë, pra postin e të parit të shtetit, edhe pse opozita kosovare nuk e njeh president, sepse e cilëson si më jounifikuesin që ka pasur Kosova; që do të thotë se sipas saj, edhe pse është i ligjshëm, nuk është legjitim.

Përkundër kundërshtimeve të mëdha të opozitës, e cila nuk mori pjesë seancën e betimit të presidentit, kreu i ri i shtetit ia arriti qëllimit. Thaçi, para deputetëve u betua dhe më pas u zotua se do t’i kryej punët me përgjegjësi dhe do të jetë person unifikues dhe do të mbroj integritetin territorial të vendit.

“Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtoj ruajtjes së pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, sigurimit të lirive dhe të të drejtave njerëzore e qytetare, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe ligjeve, ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me ndërgjegje e përgjegjësi do t’i kryej të gjitha detyrimet e mija”.

Përtej kësaj deklarate, në opinionin publik kosovar shumë është çuar pluhur se sa do të jetë ish kreu i PDK-së, president unifikues, por edhe i duhur për ta drejtuar shtetin?! Padyshim se koha do të tregojë më së miri nëse zgjedhja e Thaçit do të jetë një hap para apo pas për shtetin e Kosovës.

Thaçi, më i fortë se Jahjaga në politikën e brendshme, më i dobët në arenën ndërkombëtare

Njohësit e rrethanave politike në vend thonë se presidenti i ri ka përparësitë dhe mangësitë e tij.

Thaçi shihet si president më i fuqishëm se Jahjaga brenda shtetit, ndërsa vlerësohet president më i dobët në përfaqësimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

leonii

Analisti politik, Leon Duhanaj, thotë se si çdo president i ri që merr postin edhe Thaçi i ka përparësitë dhe mangësitë e veta, por si në çdo profesion edhe ai i ushtrimit të mandatit të presidenti, kërkon pak kohë akomodimi.

“Në këtë kontekst presidenti Thaçi, duke qenë me eksperiencë të gjatë në skenën politike kosovare besoj që do ta ketë më lehtë aktivitetin e tij për sa i përket politikës së brendshme.  Besoj që inatet politike nga kundërshtarët politik do t’i tejkaloj me kohën dhe do të di se si t’i joshë në bashkëpunim të gjithë akterët politik. Në këtë pikë është shumë me rëndësi edhe ndikimi i tij i madh në politikën kosovare. Ndryshe mendoj në aspektin e politikës së jashtme në të cilën do ta ketë të vështirë ta mbuloj hapësirën të cilën do ta lenë pas Presidentja Jahiaga, e cila ishte personaliteti më i pranuar dhe i respektuar kosovarë në çarqet ndërkombëtare pas presidentit Rugova”, thotë Duhanaj, për tesheshi.com.

Fjalimi i presidentit të ri para deputetëve, s’do të mbetet në kujtesë

Analisti Duhanaj, thekson se Thaçi, duke qenë se është aktor i rëndësishëm politik në vend tash e dy dekada, ka simpatizantët por edhe kundërshtarët e vet, të cilën janë si në Kosovë ashtu edhe në marrëdhënien ndërkombëtare.

“Për shkak të  akuzave tashmë të njohura publike, edhe pse të paargumentuara, do t’i vështirësojnë rrugëtimin e tij, në përfaqësimin e Republikës së Kosovës në cilësinë e Presidentit  në marrëdhëniet ndërkombëtare”, thotë ai.

Kurse, sa i përket fjalimit të Thaçit para deputetëve, Duhanaj mendon se nuk ishte ndonjë fjalim i madh i cili do të mbetet në kujtesë.

“Ishte fjalim i rëndomtë përmes të cilit ai premtoj punë dhe angazhim të sinqertë dhe bashkëpunues për vendin. Në këtë kontekst mendoj se për ne si qytetar të këtij vendi, suksesi apo mossuksesi i presidentit, është po aq i rëndësishëm sa edhe i vetë atij”, thotë Duhanaj.

Krasniqi: Nuk pres që presidenti Thaçi të bëj diçka të dobishme për shtetin

Njohësi i rrethanave politike, Faik Krasniqi,  thotë se presidenti i ri është fajtori kryesor për gjitha krizat, problemet ekonomike dhe dështimet në çdo pore të shtetit të Kosovës.

Faik-Krasniqi_51

“Nuk pres që edhe si president Hashim Thaçi të bëjë diçka të dobishme për shtetin dhe qytetarët e Kosovës, aq sa ka bërë në dy mandate si kryeministër, e aq më pak të jetë figurë unifikuese, kur fare mirë e dimë që ky njeri urrehet  nga shumica e popullit”, thotë Krasniqi, për tesheshi.com.

Ndërkaq, për fjalimin e presidentit të ri paraligjvënësve, Krasniqi thotë se fjalimi i asnjë lideri apo politikbërësi nuk është i dobishëm, sepse oratoria ose fjalët e bukura të askujt nuk na shtynë të ecim përpara.

“Prej pasluftës jemi ngopur me fjalë të bukura, premtime, gënjeshtra e mashtrime nga këta politikanë të paskrupullt. E sidomos nga ky njeri që sot e bëri betimin për president të vendit”, shprehet Krasniqi. /tesheshi.com/

Related Posts

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Mund të gjeni tërfilin me 4 fletë? Paçi fat! (foto)

Mund të gjeni tërfilin me 4 fletë? Paçi fat! (foto)

Akti i parë i Thaçit president: shtetësia kosovare për Pandeli Majkon

Akti i parë i Thaçit president: shtetësia kosovare për Pandeli Majkon

Liga e Europës: ndeshje elektrizuese në Dortmund, Klopp dhe Liverpuli priten si jo më mirë

Liga e Europës: ndeshje elektrizuese në Dortmund, Klopp dhe Liverpuli priten si jo më mirë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni