Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Zgjedhja e Thaçit president, mes protestës së opozitës dhe festës së përkrahësve të tij

by te Sheshi
25/02/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Zgjedhja e Thaçit president, mes protestës së opozitës dhe festës së përkrahësve të tij

Nga Blendi Gashi

Dita e nesërme 26 shkurti, pritet të jetë tejet e nxehtë në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike.

Arsyeja kryesore është se do të zgjedhet presidenti i ri i vendit.

Politikani që do të ulet në karrigen e të parit të shtetit është zv/kryeministri aktual dhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai pritet të votohet nesër në Kuvendin e Kosovës, vendim ky i marrë gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

E zgjedhjen e Thaçit president po vazhdon ta kundërshtojë me ngulm opozita kosovare, por edhe ca deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe përkrahës të kësaj partie të cilët nuk arrijnë ta pranojnë që Thaçi të ulet në karrigen e liderit të tyre historik, tashmë të ndjerë Ibrahim Rugova.

Partitë opozitare VV, AAK, NISMA kanë ngritur tendat në sheshet kryesore të Prishtinës që gjenden afër objektit të Qeverisë dhe Kuvendit, dhe kanë paralajmëruar se do të hedhin sërish gaz lotsjellës dhe do bëjnë gjithçka që është e mundur për të pamundësuar zgjedhjen e Thaçit në krye të shtetit.

Ndërkaq, PDK-ja ka disa ditë që po përgatit festë dhe ka ftuar aktivistët e vet që të festojnë në sheshin ‘Nënë Tereza’, jo larg përkrahësve të opozitës.

Duke parë thirrjet e dy palëve, dita e nesërme shihet një ditë e rrezikshme me mundësi të eskalimit të situatës dhe përleshjeve mes përkrahësve të mazhorancës dhe pushtetit, thonë opozitarët dhe analistët.

Policia e Kosovës thotë se ka bërë të gjitha përgatitjet për të menaxhuar në mënyrë të suksesshme si protestën e opozitës ashtu edhe festën e përkrahësve të pushtetit.

Thirrjet e PDK-së për festë, të rrezikshme

Deputeti i PDK-së, Naim Fetahu, u ka bërë thirrje qytetarëve që të premten në ora 11:00 të jenë në sheshin “Nënë Tereza” që të marrin pjesë në festë.

“Të gjithë së bashku në Festë! E duam Hashim Thaçin President! Më 26.02.2016, e premte, ora 11.00, Sheshi “Nënë Tereza” Prishtinë. Gëzuar!!!”, shkruan Fetahu në Facebook.

Deputeti i Nismës për Kosovën, Enver Hoti, ka deklaruar se do vazhdojnë të protestojnë në mënyrë paqësore edhe nesër, kur pritet të mbahet seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit.

Ai i cilësoi të papranueshme ftesën e pozitës për festuar dhe sipas tij kjo e nxitë konfliktin.

“Janë shumë të frikuar nga protesta e 17 shkurtit. Ju i keni pa edhe deklaratat e tyre, e sidomos atë të Thaçit. Ata kanë qenë të përgatitur për dhunë dhe atë e kanë pritur, por s’u ka dale ashtu”, tha Hoti.

Policia e Kosovës e gatshme të përballet me protestën dhe festën

Lidhur me mbarëvajtjen e zgjedhjes së presidentit dhe protestës, Policia e Kosovës ka bëra të gjitha përgaditjet. Kështu, të paktën ka bërë të ditur për portalin tesheshi.com zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

“Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore, ka bërë të gjitha pregaditjet e nevojshme për të garantuar sigurinë e përgjithëshme, mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si gjatë zhvillimeve me rastin e seances për zgjedhjen e Presidentit  të shtetit, gjithashtu edhe për menaxhimin e protestës që parashihet të zhvillohet nga partitë tjera”, ka thënë Hoxha, për tesheshi.com.

Analistët: Për çdo eskalim të situatës, përgjegjës Qeveria dhe PDK

Analisti, Faik Krasniqi, thotë se nesër tensionet janë të pashmangshme, pikërisht për faktin e situatës së tensionuar që mbretëron në vend.

“Hashim Thaçi me anëtarët dhe simpatizuesit e tij, s’kanë pse të organizojnë festë meqë ai do të zgjidhet President.  Me këtë veprim Hashim Thaçi po nxit luftë vëllavrasje dhe përgjegjësin e mbaj ai, duke e ditur se opozita është në shesh me tenda, për të protesuar kundër zgjedhjes së tij President dhe shkarkimit të Qeverisë. Prandaj, PDK-ja s’ka pse të organizojë festë dhe të provokojë konflikt me simpatizuesit e opozitës. Për çdo eskalim të situatës, fatura do t’i shkojë Qeverisë dhe PDK-së, por më së shumti do të pësojnë qytetarët e Kosovës”, thotë Krasniqi, për tesheshi.com.

LB dhe KMDLNJ, thirrje për maturi

Lëvizja për Bashkim përmes një komunikate për media u ka bërë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga ndonjë situatë eventuale e rrezikshme.

LB u bën thirrje të gjithë liderëve politikë që të jenë në nivelin e detyrës dhe të mos lejojnë gjakderdhje të panevojshme dhe organizimet t’i mbajnë në vende të ndryshme.

“Situata mund të acarohet e të dalë jashtë kontrollit ditën e premte, kur Kuvendi i Kosovës do ta ketë në rend të ditës zgjedhjen e Kryetarit të Kosovës. Lëvizja për Bashkim u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes maksimal dhe të mos bien pre e asnjërës palë. Lëvizja për Bashkim u bën thirrje policisë së Kosovës që ta ruajnë rendin e ligjin, ndërsa qytetarët që të mos pozicionohen në asnjërën anë”, thekson kjo Lëvizje.

Edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) shpreh shqetësimin se mund të ketë përballje dhe tensionim mes simpatizantëve të pozitës dhe opozitës.

“KMDLNj kërkon nga pozita që mos i ftojë përkrahësit e saj për të festuar në Prishtinë sepse në rrethana aktuale nuk ka shumë arsye të festohet aq më parë që situata lehtë mund të dalë nga kontrolli. KMDLNj kërkon sidomos nga drejtuesit e PDK –së të tregohen të matur duke kërkuar nga anëtarësia të mos vijnë në Prishtinë për të festuar. Në rrethana normale festimi i një fitoreje politike është krejtësisht e arsyeshme kurse në rrethana aktuale llogaritet si provokim që kontribuon në shpërthimin e situatës”, thotë KMDLNJ.

Ndryshe, nesër në ora 11:00 Kuvendi i Kosovës do të mbaj seancën me pikë të vetme të rendit të ditës zgjedhjen e presidentit.

Në garë për të parin e shtetit janë Hashim Thaçi dhe Rafet Rama nga PDK. /tesheshi.com/

Related Posts

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…
Kryesore

Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…

12/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
Next Post
Nga Enkel DEMI: Në kërkim të Davidit

Nga Enkel DEMI: Dy dele, treqind pare

Veliaj: Rregulli i më të fortit nuk funksionon më, hapësirat publike i kthehen qytetarëve

Veliaj: Rregulli i më të fortit nuk funksionon më, hapësirat publike i kthehen qytetarëve

Myslimanët inagurojnë xhaminë e dytë të ndërtuar në Polin e Veriut

Myslimanët inagurojnë xhaminë e dytë të ndërtuar në Polin e Veriut

TË FUNDIT

  • Të fundit
Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

12/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni