Lideri historik i socialistëve ka zgjedhur një foto të viteve 2000 për të shoqëruar urimin ndaj Gramoz Ruçit, i cili dy ditë më parë u votua si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.
“Urime miku im i vyer Gramoz Ruçi për postin e ri tepër me vlerë në sferën politike dhe jo vetëm!”, shkruan Nano në “Facebook”.
Në foto shfaqen shumë nga figurat e PS-së së asaj kohe, tashmë të tërhequr nga politika aktive. Referuar fotos i vetmi që vijon të ketë një jetë aktive në politikë është Gramoz Ruçi. /tesheshi.com/