Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Zgjedha osmane” në fjalimin e protestës: karta e re anti-Rama e Bashës për t’i fituar zemrën Perëndimit

by te Sheshi
30/05/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
“Zgjedha osmane” në fjalimin e protestës: karta e re anti-Rama e Bashës për t’i fituar zemrën Perëndimit

Nga protesta e së shtunës e opozitës, jo pak është komentuar fjalimi i kryedemokratit Basha.

Patetik, i lëtyrtë, denoncues por jo frymëzues, gjysma e llojit Dhjetor ’90 e kërkund Maj 2018, fjalim u përball dhe me kritika të brendshme, siç ishte ai i Gjekmarkajt.

Por ndërkohë, si i pa u vënë re, kaloi dhe fakti se ai fjalim ishte nisja e shfrytëzimit të një karte të re lufte politike karshi qeverisë, e Ramës nominalisht.

Duke parë pozitën delikate të këtij të fundit në erërat e forta gjeopolitike, ku nganjëra anë është aleanca strategjike me Turqinë, e potencuar sërish prej tij pa asnjë droje, e nga ana tjetër presioni i një pjese të Perëndimit ndaj kësaj aleance, e gjitha kjo brenda synimit për të çelur negociatat me Brukselin, Basha zgjedh të futet dhe ai në këtë lojë për të përfituar sa mundet. Shkurt e qartë, duke e ndërsyer akoma dhe më shumë Perëndimin kundër Ramës, kësaj here me kartën e otomanizmit erdoganist.

“Ja kjo ditë e uruar që lind nga perëndon,

atë anë e ke ndriçuar e ne pse na harron?

Dritëz e jetës dhe e vërtetës, dritna na, zgjona!

Një shekull e gjysëm më parë kur Shqipëria lëngonte në zgjedhën osmane, Naim Frashëri iu kujtonte shqipatrëve se dielli ynë lind në Perëndim”, ishte fraza hyrëse e Bashës në fjalim, ku feks me të madhe togfjalëshi “zgjedha osmane”, e sjellë në kontekstin aktual, që më pas kompletohet nga një urysh për t’u shfaqur sa më perëndimor, në fraza si:

“Sot në këtë shesh jemi mbledhur me qindra mijëra për dritën e të vërtetës, për dritën e jetës, për diellin tonë që lind në Perëndim…”

“Ndaj sot më shumë se kurrë sytë tanë kërkojnë dritë, kërkojnë dritën që vjen nga Perëndimi edhe pse ajo na shkëlqen nga larg”.

“Ne jemi këtu për t’i treguar Europës, ne jemi këtu për t’i treguar Perëndimit se qeveria bizantine që sot sundon ndër ne nuk përfaqëson popullin, nuk përfaqëson aspiratën e shqiptarëve

Ne jemi mbledhur në këtë shesh për të qëndruar si europianë përballë qeverisë më antieuropiane që ka sot Europa”.

 Kjo frymë e re diversioni politik do të ndihej dhe një ditë më parë, në statusin kushtuar komenteve të Ramës në France 24, lidhur me protestën e opozitës, ku Basha veçon injorimin prej kryeministrit të rastit me gjakosjen e kryeredaktorit të RD-së.

Kësaj here kreu demokrat avancon më tej në denoncimin e Ramës si pjesë e Lindjes, duke theksuar, sipas tij, ngjashmërinë me autokratë nga Lindja, ku realisht, i vetmi me të cilin kryeministri shqiptar ka aleancë të afërt është presidenti turk.

“Është e papranueshme jo vetëm për gazetarët dhe median e lirë shqiptare, jo vetëm për të drejtat e njeriut në Shqipëri, por edhe për aspiratën europiane të Shqipërisë të kemi një kryeministër të tillë që nuk ka lidhje me standartet minimale perëndimore por që ngjan si dy pika uji me autokratët injorantë dhe të dhunshëm të Lindjes”, u shpreh Basha.

Siç mund të kuptohet, llogaria e kryedemokratit në futjen në përdorim të kësaj karte të re, synon në njërën anë të fitojë zemrën e Brukselit, pika më e dobët e PD-së e cila ka sot kuotat më të ulëta të simpatisë, kjo për shkak të vulës që i është vënë si armike e reformës në drejtësi, e nga ana tjetër ta armiqësojë sa mundet Perëndimin me Ramën.

Ndërsa kryeministri, në pozitën e vështirë që ka, i ndërgjegjshëm që raportet e ngushta me Erdoganin i kanë hapur jo pak telashe në vorbullat e fuqishme të interesave gjeopolitike, tenton të mbajë një ekuilibër. Nga njëra anë mbron dinjitetin e vet njerëzor e politik duke e thënë e rithënë açik se Turqia është partneri strategjik i Shqipërisë e presidenti i saj një mik, e nga ana tjetër se “feja e shqiptarit është Europa”, një pashkovasizëm politik i diktuar nga rrethana të nxehta me shumë përplasje. E gjitha kjo, për rezultatin final të betejës për negociatat. /tesheshi.com/           

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Paqe provizore në Palestinë: Hamas, gati të firmosë armëpushim me Izraelin

Paqe provizore në Palestinë: Hamas, gati të firmosë armëpushim me Izraelin

10 qytetet me pagat më të mëdha

10 qytetet me pagat më të mëdha

BESA në qeveri: a po cenohet grupi parlamentar dhe kujt do t’i takojë anëtari i KSHZ-së nga opozita?

BESA në qeveri: a po cenohet grupi parlamentar dhe kujt do t’i takojë anëtari i KSHZ-së nga opozita?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni