Kryesuesi i OSBE-së në detyrë, njëherësh ministri Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak, është ndërkombëtari i radhës që dënon dhunën e ushtruar në protestat e opozitës.
Ai, një ditë pas protestës të së dielës, prezent në Tiranë, i quajti ato madje deri dhe të mërzitshme.
“Dhuna është bërë shumë e mërzitshme dhe trazirat heqin çdo shans për dialog. Vazhdimi i protestave të dhunshme do të dëmtojë dhe të pengojë Shqipëri në rrugën e saj për përparim. Duhet kaluar këto dallime. Dua të them se heqja dorë nga mandatet është për të ardhur keq. Opozita ka një rol të rëndësishëm por veprimi i tyre nuk ishte i drejtë. Dhuna ndaj ambasadorit të OSBE-së ishte e papranueshme”, është shprehur Lajçak.
Komentet e tij u bënë gjatë një konference për shtyp me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. /tesheshi.com/