Nënkryetari i Komisionit Evropian Margaritas Shinas tha sot se askush, madje as ndonjë kompani, nuk mund të “shantazhojë ose frikësojë Evropën (BE) për shkak të vaksinave”, e këto nën tensionin e e shtyrjes së dorëzimit të vaksinave nga kompania britaniko-suedeze AstraZeneca.
Në një intervistë me Kathimerini-n, ai vlerësoi se është e papërshkrueshme që kompania “në vend që të përqendrohej në përmbushjen e detyrimeve të saj”, i tha medias se nuk mund të përmbushte kontratën.
Shinas mbrojti me forcë strategjinë e vaksinave të BE, duke shtuar se pa një strategji të përbashkët, kostot e vendeve jo anëtare që blejnë vaksina do të ishin të padurueshme.
Ai shtoi se atëherë vendet e mëdha do të merrnin vaksinat nga një treg në të cilin vendet e mesme dhe të vogla nuk do të kishin qasje. /tesheshi.com/