Mesazhi i radhës presidentit Zelensky, drejtuar ukrainasve për t’u mbajtur lart moralin, ishte ai se rusët nuk e kishin forcën apo zemrën për t’i pushtuar.
“Pushtuesit rusë nuk mund të na pushtojnë. Ata nuk kanë një forcë të tillë. Ata nuk kanë një shpirt të tillë. Ata mbahen vetëm pas dhunës. Vetëm nga terrori. Vetëm në armë, të cilat i kanë të shumta”, tha Zelensky, duke i mëshuar më pas asaj se ç’pasoja lënë rusët kur sulmojnë një vend.
“Por pushtuesit nuk kanë asnjë bazë për jetë normale, që njerëzit të ndjehen të lumtur dhe të ëndërrojnë. Ata janë të paaftë për ta bërë jetën normale! Kudo që Rusia ka shkuar në një tokë të huaj, ëndrrat bëhen të pamundura”, u shpreh Zelensky. /tesheshi.com/