Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Zëdhënësi i VV-së kujton 28 Nëntorin e para një viti në Prishtinë: ja ç’na bëri pushteti nën rrobën e policit

by te Sheshi
28/11/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Zëdhënësi i VV-së kujton 28 Nëntorin e para një viti në Prishtinë: ja ç’na bëri pushteti nën rrobën e policit

Nga Blendi Gashi

Në Prishtinë si edhe në shumë qytet shqiptare po festohet 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë ku qytetarë të shumtë po marshojnë me flamuj kombëtarë.

Këtë vit, kosovarët po e festojnë më lirshëm 28 Nëntorin, për dallim nga një vit më parë, kur Prishina u shndërrua në arenë “lufte”, pasi në Ditë e Pavarësisë, si asnjëherë më parë u mbajt një protestë që më pas eksaloi dhe la në hije festën, edhe pse duhet theksuar se në mëngjes ndihej një aromë e lehtë e saj.

foto-kryesore

Por gjithçka ndryshoi në mesditë. Opozita e Kosovës, atë kohë e bashkuar, Vetëvendosje, AAK dhe NISMA mbajtën një manifestim madhështor në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku shumë qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës zbritën në Prishtinë jo për të festuar por për t’iu bashkuan këtij marshi.

foto-kurtti

Masa protestuese u ekzaltua në momentin kur në tribune doli të fliste ish-lideri i VV-së, Albin Kurti që surprizoi me paraqitjen e tij për shkak se ai kishte një urdhër-arrest nga Gjykata Themelore e Prishtinës pas veprimeve të dhunshme në Kuvendin e Kosovës. Por ai pikërisht më 28 Nëntor vendosi të paraqitej para masës. Kjo siç duket e nervozoi tej mase pushtetin, dhe vetëm pak minuta pas përfundimit të manifestimit, Policia e Kosovës, mori një aksion për arrestimin e Kurtit, i cili këmbë shkoi deri te zyra e Lëvizjes.

Pak minuta pasi ai së bashku me deputetë dhe aktivistë të kësaj partie, mbërritën në selinë e tyre, policia ndërhyri me forcë brenda selisë, dhe nën tyta të armëve arrestoi ish-liderin e VV-së dhe dhjetëra aktivistë të tjerë.

protesta-ne-prishtine-587x294

Kjo valë arrestimesh masive shkaktoi më pas përleshje mes disa aktivistëve të VV-së dhe policisë, duke bërë që Prishtina pikërisht në Ditën e Flamurit të kthehej në një arenë përleshjesh mes policisëve dhe protestesve, duke pamundësuar kështu festimet e përvitshme të qytetarëve.

Hyrja me dhunë në zyrat  VV-së u kritikua tej mase jo vetëm nga kjo Lëvizje që veprimin e policisë e cilësoi diktatorial, por dhe nga dy partitë tjera opozitare AAK e NISMA, analistë e pjesëtarë të shoqërisë civile, duke thënë se policia i tejkaloi autorizimet e saj ligjore.

Lëvizja Vetëvendosje më pas ngriti edhe padi penale ndaj tërë zinxhirit hierarkik politik dhe operativ për këtë rast.

Por edhe përkundër kësaj një vit pas, nuk është ndërmarrë asnjë masë, as ndaj hierarkisë apo pjesëtarëve të policisë që hynë dhunshëm në zyrat e partisë së parë opozitare.

Hoti: Ja ç’më tha policia pasi më arrestoi më 28 Nëntor

Shodran Hoti, tani zëdhënës i Vetëvendosje-s, ishtë një prej aktivistëve të arrestuar një vit më parë.

Hoti, për portalin tesheshi.com kujton momentet e arrestimit.

shkodraniiiia

“Sapo ka ndërhy policia, jam arrestu unë dhe një grup, të cileve na kanë dërguar në këmbë në stacion policer. Më pas kanë hy me dhunë në selinë e VV-së, ku i kanë thy xhamat, dhe më pas kanë arrestuar aktivistë të tjerë të cilët i kanë dërguar me kombibus në stacionin policer”, thotë Hoti.

Zëdhënësi i VV-së tregon se si janë sjellë zyrtarë policor me të:

“Realisht, policët që më mbanin mu, nuk kanë qenë shumë të dhunshëm. Njëherë më kanë kërcënuar se më rrahin. Kur ua kam përmend UÇK-në më thanë mos fol se të ngrehim zhag, çka din ti çka është UÇK”, kujton Hoti, t’i kenë thënë policët që e arrestuan.

80 kallëzime penale ndaj policisë, asnjë suspendim

Por a është marrë ndonjë veprim ndaj hierarkisë së policisë dhe pjesëtarëve të saj që hynë dhunshëm në zyrat e partisë së parë opozitare një vit më parë?

Zëdhënësi i VV-së, Hoti thotë se përkundër afër 100 padive që kanë bërë asnjë polic nuk është vënë para përgjegjësisë.

Ai thotë se ndërhyrja policore e vitit të kaluar dhe arrestimi i Albin Kurtit ishte demaskimi më i mirë që iu bë pushtetarëve dhe mënyrës se si e kanë kapur shtetin, përfshirë edhe policinë e Kosovës.

Ai thotë se përgjakja që iu bë ditës më të rëndësishme kombëtare të shqiptarëve përfundimisht konfirmoi se pushteti aktual shtetin e kombin e shohin si plaçkë, e që nuk e kanë problem në asnjë moment ta tregtojnë.

“Siç edhe dihet, këtë ditë gjatë vitit të kaluar kishim të bëjmë me ndërhyrje jashtëzakonisht të dhunshme, ku u përdorë dhunë psiqike e fizike, dhe kishte mbetur që njësiti më elitar dhe profesional i Policisë të Kosovës – FIT –  vetëm edhe të shtienin me armë drejt nesh. Ndaj kësaj dhune ka pasur edhe reagim nga Amnesty International, e cila ka kërkuar hetim penal për këtë ndërhyrje. Ne, realisht aktivistët e arrestuar kanë ngritur 80 kallëzime penale. Por, fatkeqësisht, deri më tani nuk ka pasur asnjë suspendim të asnjë polici, dhe nuk dimë të jetë marrë ndonjë masë ndaj ndonjërit prej tyre. Kjo është jashtëzakonisht shqetësuese. Kjo dokumenton se Policia është një vegël në dorën e këtij pushteti të egër autoritar, i cili e shfrytëzon veçanërisht në luftën ndaj opozitës”, thotë Hoti për tesheshi.com.

“Do të kërkohet përgjegjësi për gjithçka që ka ndodhur”

Zëdhënësi i VV-së shprehet se është jashtëzakonisht e rëndë dhe e papranueshme kur 11 pjestarë të Njësitit Special të Policisë së Kosovës dënohen me 9 vite burg, për shkak siç supozohet, ketrajtimit të truprojave të Aleksandër Vulinit, i cili hyn e del në Kosovë ilegalisht, zakonisht pa u penguar, kurse në anën tjetër, për gjithë dhunën dhe keqtrajtimin e qindra aktivistëve të VV-së në nëntorin e kaluar, për arrestimin e tyre, nuk jep askush përgjegjësi.

“VV e ka pasur edhe më herët parasysh, e kuptuar të gjithë edhe përmes përgjimeve ‘Pronto 2’, se Shpend Maxhuni dhe komandantët e tjerë të policisë janë vegla të klanit ‘Pronto’. Ata janë zgjedhur në ato pozicione nga ky klan kriminal, dhe shërbimi i tyre është kriminal, siç është klani të cilit i shërbejnë. Prandaj edhe e kishim gjithë atë dhunë në 28 nëntorin e kaluar, kur policë me uniformë të Kosovës na shanin serbisht e na kërcënonin me jetë, mu siç flisnin Thaçi e Grabovci serbisht në përgjime e siç i kërcënoi Kadri Veseli me jetë deputetët tanë. 

Përkundër që ky klan i cili po e degradon çdo gjë të këtij shteti dëshiron që të mbulojë çdo gjurmë të krimit të tij dhe çdo veprimi antiligjor, ne mbesemi të përkushtuar në kauzën tone për ta çliruar këtë shtet nga kapësit. VV do ta rris angazhimin për t’i dhënë fund këtij regjimi, dhe për të kërkuar përgjegjësi për gjithçka që ka ndodhur. Dhe përpjekja jonë do të jetë edhe më e fuqishme për ta vënë një sistem të drejtësisë, për shtetin e së drejtës dhe për një Republikë të barabartë për gjithë qytetarët e saj”, thotë Hoti. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Panik për screenshot-et në Instagram, si qëndron e vërteta mbi njoftimet për fotot që zhduken

Panik për screenshot-et në Instagram, si qëndron e vërteta mbi njoftimet për fotot që zhduken

PD vijon traditën: nuk e pranon 29-ën si ditë çlirimi

PD vijon traditën: nuk e pranon 29-ën si ditë çlirimi

Edhe për 28 Nëntor VV kërkon drejtësi për Astritin me portret gjigant tek “Zahir Pajaziti”

Edhe për 28 Nëntor VV kërkon drejtësi për Astritin me portret gjigant tek “Zahir Pajaziti”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni