Policia e Shtetit pretendon se ka zbuluar një ncdër vrasjet më të rënda të ditëve të fundit, atë të Ardian Nikualaj, në lokalin e tij në Shëngjin, një biznesmen me shumë dritëhije.
Gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp, Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, tha se policia ka prova të pakontestueshme se ekzekutori i Nikulaj është një shtetas portugez.
Ai shtoi se janë shpallur urdhër arrestet dhe për 5 persona të tjerë të përfshirë në ngjarje. Sipas tij ata janë shtetas britanikë dhe janë larguar nga Shqipëria pas vrasjes.
Rrumbullaku shtoi se motivet e ngjarjes lidhjen me gjakmarrjen dhe se po punohet me partnerët për arrestimin e personave të përfshirë.
“Grupi hetimor dhe oficerët e policisë gjyqësore, jemi 100 përqind të bindur në lidhje me ekzekutorit i cili është shtetas portugez, për të cilin sigurojmë të gjitha provat shkencore të nevojshme. Në lidhje me sigurimin e provave ju garantojmë se kemi siguruar prova të plota që përcaktojnë autorësinë dhe rolet e të gjithë personave të dyshuar. Jemi në fazën e dytë të operacionit për të kapur me partnerët personat e përfshirë”, tha Rrumbullaku.
Më saktë, porositësi i vrasjes është Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro-britanik.
Ezekutori ka qenë Ruben Saraiva, shtetas portugez. Ndërsa bashkëpunëtorë në vrasje janë Harry Simson, shtetas britanik; Harriet Bridgeman, shtetase britanike; Thomas Mithan, shtetas britanik; Steven Hunt, shtetas britanik. /tesheshi.com/