Partia Demokratike nuk do të aplikojë asnjë skenar për të bllokuar punimet e parlamentit, gjatë seancës së nesërme ku do të zgjidhet Gramoz Ruçi në pozicionin e Kryetarit të Kuvendit.
Burime nga PD bëjnë të ditur për tesheshi.com, se në mbledhjen e grupit parlamentar nuk është diskutuar mbi asnjë skenar të tillë bllokimi, por vota e deputetëve demokratë do të jetë kundër kandidaturës së Ruçit.
Të njëjtin qëndrim ka deklaruar se do të mbajë edhe LSI me 19 deputetët e saj, që bashkë me ato të PD shkojnë në 62.
Një tjetër vendim është që deputetët demokratë do të mbështesin protestën që do të zhvillohet jashtë Kuvendit nga të rinjtë e FRPD dhe disa shoqata të ish-të përndjekurve politikë. /tesheshi.com/