Zbulohen arsyet e vdekjes s ish-kreut të Gazprom, për të cilin një vit më parë u tha se vdiq nga një atak zemre.
Policia e Uahingtonit ka zbuluar se Mikhail Lesin, ish-këshilltar i Putinit nuk vdiq nga shkaqe natyrale por nga plagët e shumta në kokë dhe trup.
Departamenti i Policisë Metropolitane tha se Lesin kishte plagë edhe në qafë, gjoks, në krahë dhe në këmbë.
Pas vdekjes së tij, anëtarët e familjes theksuan se ai kishte ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak, ndërsa burime të tjera jepnin versione të ndryshme, gjë e cila çoi më pas në hapjen e hetimeve për shkak të shkakut të papërcaktuar.
Mediat lokale ruse raportuan se Lesin ishte gjetur i vdekur brenda një dhome në një hotel në lagjen Dupont Circle të Uashingtonit.
Lesin shërbeu si ministër shtypi në Rusi nga viti 1999 deri në 2004. Ai ka qenë i akuzuar për censurimin e medias së pavarur në Rusisë, teksa u bë kreu i Gazprom-Media grup në 2013, por dha dorëheqjen një vit më pas.
Lesin për një kohë të gjatë është konsideruar si një nga figurat më me ndikim në skenën e mediave ruse dhe në korridoret e pushtetit. Pas vdekjes së tij, Presidenti Putin foli për “kontributin e madh” të tij në median ruse. /tesheshi.com/