Lulzim Basha ka thirrur sot në orën 17.00 mbledhjen e Kryesisë së PD-së e cila do të vendose datën dhe axhendën e Këshillit Kombëtar që priet të radikalizojë qëndrimin politik.
Mbledhja e kryesisë së PD bëhet pas përfundimit të analizës në degët e rretheve.
Më e fundit është bërë pas zgjedhjeve të fundit të qershorit të 2017.
Kuvendi Kombëtar do t’i japë mandat Lulzim Bashës për të vendosur se ç’do të bëjë: të radikalizojë qëndrimin ose të vazhdojë betejën në Kuvend. Burime të brendshme bëhet e ditur se bëhet fjalë për djegi mandatesh deri në një kohë të caktuar.
Kjo deri sa mazhoranca të pranojë rregulla të ndryshme zgjedhore me PD-në për bashkitë në vitin 2019. /tesheshi.com/