Vezët e vjetra të krokodilit janë zbuluar në folenë e dinozaurit në shkëmbinjtë e Portugalisë perëndimore. Ato janë ruajtur në fole për 152 milionë vjet. Paleontologët thanë se paraardhësit e krokodilëve, në bazë të madhësisë së vezëve kanë kërcyer mbi 2 metra që t’ia hidhnin dinozaurëve.
Kjo ka ndodhur para 200 milionë vjetëve, kur ata qëndronin në të njëjtin vend me dinozaurët. “Fakti që ata janë nga ‘Late Jurassic’ bën që këto vezë të mos njiheshin deri tani. Ky është një zbulim i ri që ka bërë Portugalia për këtë lloj veze,” – ka thënë Joao Russo nga Universiteti i Lisbonës./tesheshi.com/