Është tashmë fakt i ditur se kohët e fundit punët nuk po shkojnë dhe aq mirë për kompaninë Apple. Por që telefonat e saj të zhvlerësoheshin në aspektin e besueshmërisë, askujt nuk i kishte shkuar në mendje.
Disa analiza të kryera nga Blanco Technology Grup tregojnë se iPhone-t janë më pak të besueshëm se Android-ët. Sipas përfundimeve të nxjerra, pajisjet Android ofrojnë një garanci më të madhe në aspektin e sigurisë.
Grupi që ka nxjerrë këto të dhëna është një emër i njohur në analizimin dhe zgjidhjen e problemeve të telefonave. Në të kaluarën, i njëjti grup kishte promovuar gjithmonë iPhone-in me një përqindje më të lartë besueshmërie se Android-i.
Problemet e analizuara varjojnë nga fikja e papritur e telefonit e deri të ndalimi i aplikacioneve. Sipas të dhënave, iPhone 6 është në krye për sa i përket keqfunksionimit. /tesheshi.com/