Tre shtete perëndimore dhe dy arabe të cilat mbështetën rebelimin kundër regjimit sirian, kanë bërë një propozim për një zgjidhje politike të krizës siriane, ndërsa po vazhdojnë negociatat e sponsorizuara nga OKB, por nuk në të nuk bëhet fare fjalë për fatin e presidentit aktual Bashar al-Assad.
Kjo është një shenjë e qartë e lëshimit pe, sepse qëndrimi aktual edhe i rebelëve edhe i atyre shteteve ishte që Assadi duhej të largohet nga pushteti.
Në një dokument të cilin Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca, Jordania dhe Arabia Saudite ia dërguan të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, nuk përmendet fare Asadi, kurse dokumentin e quajnë “një qasje praktike në një proces të ngadaltë politik”.
Dokumenti u zbulua, dhe agjencia Reuters konfirmoi besueshmërinë e saj tek diplomatët.
Negociatori sirian në Vienë e hodhi poshtë propozimin si krejtësisht të papranueshëm, ndërkohë që edhe qëndrimi i opozitës është se ky nuk është një sugjerim i mirë.
Assad duket se mbetet i paprekur në sajë të ndërhyrjeve ushtarake nga Irani dhe Rusia, e cila tani është bërë një forcë kryesore ushtarake në luftë dhe po përgatit një kongres paqeje mbi Sirinë në Soçi.
Propozimi i pesë shteteve përmban nevojën për ndryshime kushtetuese dhe zgjedhje demokratike brenda dhe jashtë Sirisë.
Kur është fjala për Assadin, ndryshimet kushtetuese do të pakësonin fuqitë e presidentit dhe do të forconin parlamentin.
Gjithashtu, kërkohet tërheqja e të gjitha milicive të huaja nga territori sirian. /tesheshi.com/