Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Zbardhen negociatat mes Donald Lu-së dhe Bashës pas “trofeut Roshi”: me Edi Ramën, pakt për Kryeprokurorin e ri

by te Sheshi
01/06/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Zbardhen negociatat mes Donald Lu-së dhe Bashës pas “trofeut Roshi”: me Edi Ramën, pakt për Kryeprokurorin e ri

Nga Ylli Pata

Takimi i djeshëm i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me liderin e opozitës Lulzim Basha ka qenë më i ç’tensionuar.

Mësohet se diplomati i Uashingtonit i ka thënë Bashës se “tani ka rast me të cilin mund të ketë më hare në selinë blu.”

“Trofeu Rroshi” është një kartë ku lideri i opozitës mund të lëvizë më lirisht në politikë, dhe përkatësisht në pikën që kulmon tashmë: reforma për drejtësi.

Mësohet se ambasadori i SHBA dhe kreu i PD-së Lulzim Basha kanë folur tashmë jo për pengesa dhe kushte, por për afate dhe axhendë konkrete, e cila nis në Parlament.

Në ditën e djeshme, ambasadori Donald Lu dhe kolegja e tij e Bashkimit Europian, Romana Vllahutin janë takuar me kreun e Komisionit për Drejtësi Fatmir Xhafa.

Sipas burimeve brenda opozitës, komisioni do të mblidhet sot dhe do të jetë i hapur që të dërgojë për votim në Parlament një variant të retushuar të pjesës ku përcaktohet zgjedhje e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

Siç mësohet, do të përcaktohet një pikë kompromisi ku zgjedhja e tyre do të lihet me 84 vota, por që opozita do të ketë rol parësor në seleksionimin e kandidaturave. Dhe kjo do të përcaktohet në Kushtetutë.

Ndërkaq, thuhet se takimi mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës është shtyrë për javën tjetër por nuk është anuluar.

Dy krerët e politikës shqiptare do të takohen në një nga sallat e Kryesisë së Kuvendit, pikërisht aty ku janë zhvilluar pjesa më e madhe e komisionit të reformës.

“Nuk ka anulim, por vetëm shtyrje të shkaktuar nga vendimi disiplinor për largimin e Sali Berishës për 10 ditë”, i tha tesheshi.com një përfaqësues i mazhorancës.

Rama dhe Basha pritet që të takohen jo vetëm për të rënë në një mendje për reformën e drejtësisë, që tashmë duket se është arritur në një pikë takimi, por edhe për më tej. Dhe kjo konsiderohet si më e rëndësishmja, dhe që është bërë e ditur prej kohësh në disa shkrimet nga tesheshi.com.

Bëhet fjalë për katër gjëra themelore: Zgjedhja e Kryeprokurorit të ri, emërimi i anëtarëve të Këshillit të Gjyqësorit që do të emërojë të gjithë gjyqtarët, por edhe emërimi i Këshillit të Prokurorisë që do të zgjedhjë prokurorët e rinj.

Nuk përjashtohet edhe një diskutim për Presidentin e ardhshëm, Kodin e Ri Zgjedhor por edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe komisionet vendore.

Mësohet gjithashtu se Edi Rama dhe Lulzim Basham mund të “çimentojnë” institucionin e çiftit PD-PS, duke përsëritur precedentet që kanë ndodhur në të shkuarën me paktin Nano-Berisha që sollën jo vetëm zgjedhjen e Presidentit të Republikës por edhe shkarkimin e shefit të shërbimit sekret dhe institucione të tjera.

Dhe në fakt, një argument shtesë që takimi Rama-Basha mund të jetë më shumë se një takim, është pikërisht irritimi i qarqeve pranë Ilir Metës për dialogun mes të mëdhenjve.

Vetëm pak ditë më parë, dy eskponentë të rëndësishëm mediatikë që dukshëm kanë shprehur afërsi me kreun e LSI-së, Artur Zheji dhe Nikollë Lesi, me komente të forta kanë sulmuar takimin Rama-Basha, ende pa  ndodhur. Pra kanë tentuar ta prishin që në ngjizje.

Pse ndodh ky sulm kur një dialog mund të lehtësojë procesin e reformës?! Pse është i shqetësuar Meta dhe çfarë ndodh në konfigurimin politik nëse Rama-Basha arrijnë një pakt të qëndrueshëm?!

Realisht krijon një gjeopolitikë të re të votave në Kuvend, një gjeopolitikë që ka një indikacion të sigurt, solid dhe të qartë. Pra, mbi 100 vota.

Dhe nëse ndodh një pakt Rama-Basha, palëve u duhet të harxhojnë energjitë për koncensione mes vetes dhe, pakti anësor me Metën bëhet jo thjesht i panevojshëm por edhe i dëmshëm.

Shkoqur, bie pesha specifike e LSI-së e cila nga pakti me Ramën ka gati gjysmën e “tortës” së pushtetit.

Por Ilir Meta nuk është lojtar i dobët dhe endemik. Ai luan fort dhe me këtë mënyrë ka aritur aty ku është, një “king-maker” politik që zgjidh koalicionet.

Madje në Partinë Demokratike ende ekziston i fortë lobi për një koalicion të mundshëm me LSI-në. Ndërkohëm disa “senatorë” të PS-së janë shfaqur si më pranë Ilir Metës, duke futur këtu edhe “detantën” e Ben Blushit që nuk e ka sulmuar kurrë LSI-në.

Pra, në një farë mënyrë për Edi Ramën, një pakt me Lulzim Bashën del edhe më i dobishëm.

Kurse për liderin e opozitës, i cili shfaqej i dobët pas humbjes në zgjedhje lokale, nuk mund të thuhet e njëjta gjë pas fitoreve të njëpasnjëshme në tavolinë.

Dekriminalizimi mund të quhet si një sukses i arritur nga kreu i ri i PD-së, i cili me këtë kartë mund të rrisë edhe më shumë dozën e autoritetit në selinë blu, sidomos në emërimin e listës së re të deputetëve. /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…
Politikë

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Next Post
Disa torta të shijshme dhe edukuese për fëmijët tuaj. A nuk janë fantastike? (foto)

Disa torta të shijshme dhe edukuese për fëmijët tuaj. A nuk janë fantastike? (foto)

Guvernatori i Kalifornisë e quan kandidaturë të rrezikshme atë të Trump-it

Guvernatori i Kalifornisë e quan kandidaturë të rrezikshme atë të Trump-it

Dijetari saudit el-Karni flet mbi plagosësin e tij tre muaj më parë: i përkiste Hezbullahut filipinas

Dijetari saudit el-Karni flet mbi plagosësin e tij tre muaj më parë: i përkiste Hezbullahut filipinas

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni