Kryeministri Edi Rama do prezantojë nesër në Asamblenë e PS emrat e zv/ministrave të rinj.
Një pjesë e emrave tashmë janë zbardhur. Kështu, zv/ministre e Jashtme pritet të propozohet Artemis Dralo, përfaqësuese e minoritetit grek, zv/ministre e Brendshme Rovena Voda, zv/ministra të Financave dhe Ekonomisë, Luneta Sufati (ish-drejtoreshë e Lojërave të Fatit) dhe Etien Xhafaj (ish-shef kabineti i Arben Ahmetaj si ministër i Ekonomisë) dhe zv/ministre e Bujqësisë, Besa Spaho, raporton Report tv.
Mësohet gjithashtu se Ministria e Brendshme do ketë katër zv/ministra nga tre që kishte katër vitet e kaluara nën drejtimin e Saimir Tahirit.
Shtimi i një portofoli zv/ministror është bërë për shkak se kësaj ministrie i është shtuar si përgjegjësi edhe Pushteti Vendor, pas shkrirjes së Ministrisë me të njëjtin emër.
Në këtë dikaster e konfirmuar është vetëm Voda, e cila më parë ka mbajtur detyrën e shefit të kabinetit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. /tesheshi.com/