Pas më shumë se 20 vitesh, Zani, vlonjati famëkeq i 97-ës, kërkon lirinë.
Dhe për të vendosur nëse Myrteza Çaushi do vijojë jetën pas hekurave apo do dalë jashtë tyre, kjo do vendoset në Korçë. Kjo, pasi do jetë gjykata e atyshme që është caktuar si kompetente për të marrë në shqyrtim çështjen e “të fortit të Çoles” atë kohë.
Kujtojmë se Zani është dënuar me burgim të përjetshëm dhe e kryen dënimin në burgun e Drenovës në Korçë.
Vendim për të është marrë nga Gjykata e Lartë në Dhomë Këshillimi, e cila ia ka referuar rastin togave të zeza në Korçë.
Klauzola ku ai kërkon të përfitojë është ajo e ligjit ku pas kalimit të një afati të gjatë brenda qelive të burgut, një i dënuar, qoftë dhe me burgim të përjetshëm, mund të kërkojë lirim me kusht.
Si tipologji krimi, Zani i përket atij të rëndomtit, më ordinderit, me një bandë konfliktohej me rivalë për zona influence në kohë mungesë shteti, duke shkaktuar viktima. Kaq. Pas tij nuk kishte afera e qarkullim parash të pista, siç ndodh me krimin e sotëm, i cili krijohet, qëndron e reziston ndaj ligjit me fuqi të madhe financiare nga pas. /tesheshi.com/