Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, dha dorëheqje pas rezultatit të përgjithshëm jo në favor të tij në zgjedhjet lokale.
Më e rënda, partia e tij LSDM humbi Shkupin, fituar nga rivalija VMRO.
Zaev u dorëhoq dhe si kryetar partie.
Ai do të mbahet mend sidomos për paktin e emrit me Greqinë, si dhe për një klimë bashkëpunimi me faktorin shqiptar. /tesheshi.com/