Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, u ka lëshuar një apel qytetarëve të vendit të tij që në referendumin e pritshëm për emrin e ri t’i thonë “Po” marrëveshjes me Greqinë. Përndryshe tha ai, na pret izolimi ndërkombëtar.
Duke folur për AFP-në, Zaev sqaroi dhe njëherë rëndësinë e rezultatit të referendumit sa i përket të ardhmes së Maqedonisë. Sipas tij, ky është shansi më i madh shumëplanësh për vendin, pasi BE dhe SHBA kanë premtuar mbështetje deri në anëtarësim të vendit në NATO dhe BE.
Të hënën Shkupin e viziton Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Matis, i cili pason Soltenbergun, Merkelin e Mogherinin, emra të cilat i kanë dhënë një mbështetje Shkupit zyrtar duke shkelur vetë në kryeqytetin maqedonas. /tesheshi.com/