Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka mbrojtur rimiratimin e Ligjit të gjuhëve duke thënë se në të nuk ka asgjë anti-kushtetuese, sicc pretendon opozita.
Zaev deklaroi se Ligji për përdorimin e gjuhëve është në përputhje me Kushtetutën dhe amendamentin e 5 të saj, miratuar 17 vite më parë.
“Askush nuk është dhe nuk mund të jetë mbi ligjin”, theksoi Zaev.
“Maqedonia vend i të gjithë qytetarëve, është një koncept si dhe një udhërrëfyes drejt së ardhmes sonë. U përcaktuam për politika të cilat po ndërtojnë Republikën e Maqedonisë si një shtet qytetar për të gjithë ata që jetojnë në të, maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, vllehët, romët, boshnjakët dhe të gjitha komunitetet tjera”, shtoi kryeministri maqedonas. /tesheshi.com/