Lideri i LSDM-së Zoran Zaev deklaroi se se falja për pesë herë e ish kryeministrit Nikolla Gruevski nga presidenti dëshmon se kreu i VMRO-DPMNE-së është fajtor për të gjitha krimet e dala nga bisedat e përgjuara.
Sipas Zaevit pavarësisht anulimit, Gruevski nuk do të mund t’i ikë drejtësisë. Zaev paralajmëroi se do të përdorë të gjitha mekanizmat për të penguar zgjedhjet pa krijimin e kushteve . Lideri i LSDM-së tha se nuk është e largët dita kur qytetarët do të jenë ata të cilët do ta kthejnë sundimin e ligjit në vend./tesheshi.com/