Kryetari i partisë më të madhe opozitare LSDM, Zoran Zaev deklaroi se dorëheqjet e Jankullovskës, Janakievskit dhe Mijallkovit janë një hap drejt fundit të Nikolla Gruevski.
“Çdo gjë që kemi diskutuar është konfirmuar, kjo është dëshmi e përgjimit dhe për vërtetësinë e bisedimeve. Kjo është dëshmi e bisedimeve e cila konfirmon të gjitha paligjshmëritë dhe krimet e Nikolla Gruevski dhe pushtetit. Kjo nuk është koha për triumfalizëm! Dorëheqjet e Gordana Jankullovskës, Mile Janakievskit dhe Sasho Mijalkovit nuk është qëllimi ynë përfundimtar. Ky është vetëm një hap drejt fundit të Nikolla Gruevskit”, shkruan Zoran Zaev.