Në tribunën ku ndodhen tifozët e Partizanit të Beogradit gjatë derbit me Crvena Zvezda-n(Yllin e Kuq), u shfaq një trengjyrësh me shkronjën “Z”, simbol i agresionit rus të Ukrainës.
Simboli “Z” fillimisht u vu re në tanket ruse dhe automjetet e tjera ushtarake që hynin në Ukrainë, por u miratua shpejt nga disa si një shfaqje mbështetjeje për invazionin ushtarak të Moskës me tendencë pushtuese.
Vetë ndeshja u karakterizua nga shpërthime të shumta huligane nga tifozët e të dy skuadrave, shkruan N1.
Pak para fillimit të ndeshjes dy grupe tifozësh janë përplasur, por policia i ka ndarë.
Dhe në këtë rivalitet historik sportiv mes dy skuadrave, gjendet një hapësirë dhe për shfaqje preferencash gjeopoltike, siç është ajo e serbëve për rusët, diktuar dhe nga i njëjti gjak, ai sllav. /tesheshi.com/
— SportBot (@SportBot11) April 17, 2022