Alphabet Inc YouTube tha se ka hequr kufizimet në kanalin e ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Platforma e transmetimit të videove e ndaloi Trump më 12 janar 2021 për shkelje të politikës së saj të nxitjes së dhunës, raportoi Reuters.
Kjo erdhi pasi mbështetësit e tij sulmuan Capitol-in e SHBA-së ndërsa Kongresi filloi të konfirmonte fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale shtatë ditë më parë.
Agjencia kujton se YouTube filloi të heqë videot në fund të vitit 2020, në të cilat presidenti i atëhershëm i SHBA Donald Trump “akuzoi rrejshëm se rezultati i zgjedhjeve presidenciale ishte ndikuar nga mashtrimi zgjedhor”.
Në fillim të historisë për mashtrimin zgjedhor, YouTube nuk ndërhyri shumë, krahasuar me Facebook dhe Twitter, të cilët i shënuan komentet e Trump si të diskutueshme menjëherë pasi u publikuan. /tesheshi.com/