Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ylli në perëndim i Jose Mourinho-s

by Te Sheshi
25/10/2015
in Kryesore, Sport
Reading Time: 4 mins read
A A
Ylli në perëndim i Jose Mourinho-s

Portugezi 52-vjeçar, një prej trajnerëve më të suksesshëm të këtij shekulli, një prej më takticienëve, më të kërkuarve, por, njëkohësisht, prej më arrogantëve që ka njohur historia e vonë e futbollit, është në pikë të hallit.

Pas vitesh të tëra i mësuar të fitojë pa fund, të thyejë e t’i shpërfillë pa mbarim kundërshtarët e tij, ora e keqe ka trokitur dhe për atë që kurrë mbase nuk e ka sjellë në mendje këtë çast.

Një vend i pesëmbëdhjetë në dhjetë javë të Premier League-s angleze, shoqëruar me pesë humbje, një vend i tretë në grupin G në Champions League, në një grup ku as nuk duhej ta diskutonte vendin e parë, janë shifra shkatërruese për një trajner të tillë, i cili pranon vetëm fitoren, ndryshe rrëmbehet karshi kujtdo që i del përpara, kolegut, lojtarit, mjekut të ekipit, gazetarit, e fëmijës që guxon ta filmojë në rrugë.

Incidentet nuk kanë të sosur për të në këtë sezon. E para e pëson mjekja simpatike e ekipit të Chelsea-t, e cila përballet me një mori fjalësh pa takt nga Mourinho, për të humbur më vonë vendin e punës. Një shtrëngim i thatë duarsh me Arsen Venger-in, armikun e tij të betuar, do të ishin veç një imazh i rremë, teksa pas ndeshjesh mes Chelsea-t dhe Arsenal-it, edhe pse e fituar, portugezi do shpërthente ndaj francezit. Ditë më parë, Mourinho do të shtynte pa u tutur një fëmijë në rrugë ndërsa ky i fundit po mundohej ta filmonte. Dhe dje, Mourinho nuk zbret në pjesën e dytë në fushë në sfidën ndaj West Hem-it, i nxjerrë me të kuqe nga gjyqtari i ndeshjes.

Historia e tij e suksesit nisi me Porto-n, ekipin portugez të cilin do ta drejtonte për dy vite, nga 2002-shi në 2004-ën. Kampionati, kupa e superkupa portugeze, Kupa UEFA e Champions League u fituan nga Porto me të në stol. Ditët e lavdisë kishin nisur për njeriun që do të pushtonte më vonë botën e futbollit.

Më pas do të ulej në stolin e Chelsea-t, për t’u vetëquajtur pa pikë modestie, “The Special One”! Trofeu i parë i fituar në Angli do të ishte Kupa e Ligës, pasi Chelsea mundi 3-2 Liverpool-in. Mourinho-s nuk i bën pa u ngacmuar: bën gjeste ndaj tifozëve të skuadrës kundërshtare. Me të Chelsea fiton kampionatin e parë në 50 vite, me dy rekorde, atë të më shumë pikëve të grumbulluara nga një skuadër në një sezon, 95, si dhe të më pak golave të pësuar po në një sezon, gjithsej 15-të. Pas një serie të gjatë kupash të fituara, portugezi do ta linte Chelsea-n në shtatorin e 2007-tës. Ky ishte një largim disi i paralajmëruar pas fërkimeve të tij me presidentin rus të klubit.

Në dy vitet e mëpastajme të qëndrimit te skuadra italiane e Inter-it, ai sërish nuk do linte trofe pa fituar. Për të kulmuar në 22 maj të 2010-ës me fitimin e Champions League-s. Inter-i fiton 2-0 me Bayern Munich-un, dhe bëhet ekipi i parë italian që i fiton të tre aktivitetet, kampionatin e kupën italiane, si dhe Kupën e Kampionëve. Një ditë pas fitores ndaj Bayern-it, ai do të deklaronte se kjo kishte qenë ndeshja e tij e fundit me italianët. Ikja e Mourinho-s, i famshëm për shtrydhjen e lojtarëve, do të pasohej me një periudhë të gjatë agonie për Inter-in, që ende nuk po mundet të ngrejë kokën.

Real-i, skuadra e famshme e Madridit, do të ishte ndalesa e tij e re. Në tre vite, 2010-2013, ai do ta ndizte më keq duelin me Real-it dhe Barcelona-s, aq sa përballjet mes këtyre dy skuadrave do të ishin më të mirëpriturat në tërë globin asokohe.

Mourinho lë gjurmë me mënyrën e tij të sjelljes. Ngacmimi fizik prej tij i të ndjerit Tito Vilanova është një prej shumë përplasjeve që ai nuk i kurseu në fushë dhe jashtë saj. Ndërkaq, pa iu dridhur qerpiku i shkatërron  karrierën një legjende te Real-i, portierit Iker Casillas, të cilin e ul në stol. Ikona e futbollit spanjoll nuk e mori më veten, e këtë vit u detyrua të kalojë te Porto.

Portugezi që nuk ka shok në llojin e vet e cilëson sezonin 2012-2013 si më të keqin e karrierës së tij, dhe tre ditë pas kësaj deklarate i jep lamtumirën Spanjës.

Me rikthimin te Chelsea, ai nis punën përsëri për t’i ngjitur londinezët në majë. Në janar të 2014-ës, pikërisht pas ndeshjes ndaj West Ham-it, të mbyllur 0-0, Mourinho do të shprehej i pakënaqur nga loja e miqve, “Kjo nuk është liga më e mirë në botë; ky është futboll nga shekulli i nëntëmbëdhjetë”!

Fitimi i Premier League-s do të vinte një vit më vonë, në sezonin e shkuar, ndërsa Chelsea humbi vetëm në tre ndeshje.

Por tamam atëherë kur ai nënshkruan kontratën e re me Chelsea-n, që e mban atë në ekip gjer në 2019-ën, vjen dhe kriza e papritur. Mourinho merr në skuadër Pedro Rodriguez-in, ish-lojtarin katalanas, por as ky nuk e nxjerr nga bataku. Mallkimi e ndjek pas, pasi humb dhe portierin belg, Courtois, i cili dëmtohet. Duket se kriza merr fund me fitoren ndaj Arsenal-it, por nuk rezulton kështu.

Dhe tanimë, Mourinho, i pangjashëm me asnjë prej kolegëve të tij, i dëshiruar si trajner, por i papëlqyer si njeri, është me shpatulla pas muri. Fati ia ka bërë rrengun! Cinik si asnjë tjetër, ai tani nuk paraqitet as në konferencat e shtypit, i pazoti të dalë para gazetarëve, për të vetmin fakt se nuk e pranon humbjen!

Ajo ka trokitur dhe për Mourinho-n!

/tesheshi.com/      

Related Posts

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
VIDEO/‘Jemi të shokuar dhe me zemrën e copëtuar’, mesazhi prekës i këngëtarit për…

VIDEO/‘Jemi të shokuar dhe me zemrën e copëtuar’, mesazhi prekës i këngëtarit për...

“Arbër Xhaferi” afron Prishtinën me Shkupin, jo si mendim por si autostradë

“Arbër Xhaferi” afron Prishtinën me Shkupin, jo si mendim por si autostradë

LSI-ja, presion PD-së dhe PS-së: S’ka reform pa ne

LSI-ja, presion PD-së dhe PS-së: S’ka reform pa ne

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni