Yjet e filmit më të ri “Spider-Man: Far From Home”, Tom Holland, Zendaya dhe Jake Gyllenhaal i gëzuan pacientët e vegjël në Spitalin e Fëmijëve në Los Angeles.
Vizita e befasishme erdhi pas një shfaqjeje ekskluzive të filmit të Marvel, ku paralajmërohet lansimi i tij në kinema pikërisht sot, me 2 korrik.
Një video e publikuar nga spitali shfaq aktorët në veshjen e superheronjëve që presin për të vizituar çdo pacient në shtretërit e spitalit.
Ata nuk përtuan të bëjnë skenat ekskluzive që nuk i ka parë askush, dhe ishin tejet të kujdesshëm kur fëmijët kërkuan të pamundurën – nxjerrjen e rrjetave nga dora.
“Nuk kam më rrjeta, i harxhova rrugës”, i tha Tom Holland një fëmije të shtirë që kërkonte asistencë të drejtpërdrejtë nga superheroi i tij.
Veprimi i tyre u komentua si mjaft bujar, duke qenë se sot pritet të jetë një ditë mjaft e ngarkuar me lansimin e filmit të ri në kinema. /tesheshi.com/