Skuadra e Chelsea-it aktualisht ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe në kuadër të finales për Kupën e Botës për Klube.
Blutë e Londrës ishin më të mirë se skuadra e ashpër e Al-Hilal në gjysmëfinale të kësaj gare të mërkurën me rezultat minimal (1:0), ku Romelu Lukaku shënoi të vetmin gol të ndeshjes.
Tashmë nesër pritet ndeshja finale kundër brazilianëve të Palmeiras-it. Dhe sot, një ditë para ndeshjes së rëndësishme, disa lojtarë të Chelsea-it vendosën të jenë në një xhami vendase për faljen e xhumasë.
Kështu, Antonio Rudiger, Ngolo Kante, Hakim Ziyech dhe Malang Sarr, ishin bashkë në një prej xhamive të Abu Dhabit.
“Juma Mubarak për të gjithë vëllezërit dhe motrat e mia muslimane”, shkroi Rudiger nën një foto në Instagram. /tesheshi.com/