Aktori britanik Robert Pattinson, 34 vjeç, a rezultuar pozitiv me koronavirusin, për këtë arsye u ndaluan xhirimet e filmit “Batman”, në të cilin ai luan rolin kryesor, raportuan mediat.
Studioja e filmit Warner Bros ka konfirmuar se xhirimet janë ndalur sepse një anëtar i ekipit të filmit është infektuar, por pa dhënë emrin e tij.
“Xhirimet janë ndaluar përkohësisht,” tha studioja e filmit në një deklaratë, por nuk tha për sa kohë.
Revistat Varietet, Hollywood Reporter dhe Vanity Fair, duke cituar burime të paemërtuara, shkruajnë se ylli kryesor i filmit, Robert Pattinson, është person i dalë pozitiv për koronavirusin.
Përfaqësuesit e Warner Bros dhe vetë Pattinson nuk iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.
Sipas mediave amerikane, xhirimet e “Batman” u ndaluan në fillim të marsit për shkak të pandemisë së koronavirusit, dhe tani ajo është shtyrë përsëri pas vetëm tre ditësh në skenë për shkak të Pattinsonit. /tesheshi.com/
Batman, sipas planeve të para, duhej të ishte në kinema në qershor 2021, por për shkak të epidemisë së koronavirusit, fillimi i shfaqjeve u shty për në tetor të vitit të ardhshëm.