Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Xhipja, myslimani që qeveris prej dy mandatesh Voskopojën e thekur ortodokse – për me tepër dhe ish-traktorist!

by te Sheshi
28/04/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
Xhipja, myslimani që qeveris prej dy mandatesh Voskopojën e thekur ortodokse – për me tepër dhe ish-traktorist!

Nga Gëzim Hashimi

Të qeverisësh si mysliman në një vend me ortodoksi të thekur – kësaj ja ka dalë Nexhip Bacelli, kryetari i komunës  Voskopojë. Edhe pse me origjinë nga një tjetër fshat, dhe për më tepër ish traktorist, Bacelli është shndërruar në voskopojar safi dhe me ofiqe.

N.Bacelli

Zotëron një lokal nën administrim të familjes, ku me njohje dhe miqësi të shumta, ai pret vazhdimisht njerëz në Voskopojë. Komuna që tani me ndarjen e re territoriale përfshihet në Bashkinë e Korcës, është duke u drejtuar për herë të tretë prej tij.

“Nuk kam nevojë të bëni fushatë për mua”, u ka pas thënë ai  drejtuesve të PD-së, parti e cila e ka kandiduar. Me moton e tij të takimit derë më derë e  kokë më kokë me njerëzit, Xhipja siç e thërrasin të gjithë, ndoshta mund të zgjidhej sërish.

Kohë më parë, në një aktivitet që zhvillohej në Voskopojë me tematikë për turizmin, mes  shumë pjesëmarrësve  ai nuk po përfillej  si duhet.  U ngrit në heshtje mes të takimit dhe shkoi e mori shiritin e kryekomunarit. Me shiritin e vendosur në gjoks, i detyroi  të gjithë sa ishin aty që t`i drejtonin sytë nga i pari i vendit atje duke i dhënë më në fund edhe fjalën.

Ky episod  i një njeriu praktik, është një  pjesë e atyre qëndrimeve “urtë e butë”  të Nexhip Bacellit mes të gjithë banorëve të Voskopojës.

Por cilët kanë qënë disa nga faktorët që e bënë atë të zgjidhet pa shumë vështirësi kryetar komune, e të qëndrojë  në këtë detyrë  për tre mandate rresht?

Largimi i voskopojarëve

voskopoje-01

Një tabelë në qendër të Voskopojës,  i kujton  çdokujt se  ky fshat i njohur edhe  për historinë e tij  është shkatërruar, djegur e plaçkitur tre herë. Herën e tretë në vitin 1916 gjatë luftës së parë botërore. Këto i detyruan voskopojarët, shumica prej tyre vllehë të largohen jashtë vendit, si në Rumani e gjetkë, por dhe drejt qytetit të Korçës. Largime të shumta pati dhe pas 90-ës, gjë që solli ardhjen në fshat të shumë banorëve nga zonat përreth, mes tyre edhe myslimanë. Dhe për pasojë, vendin e autoktonëve ta zinin jo pak banorë të ardhur.

Popullsia e dikurshme, siç ka shkruar edhe një shkrimtar voskopojar, kujtohej me nostalgji për një jetë të shkuar por të paharuar.  Atje ku dikur kjo popullsi  përbëhej prej një komunitetit gati i gjithi vlleh, i besimit fetar ortodoks, tashmë në sajë të të ardhurve është në raporte thuajse të barabarta me myslimanët.  Ndryshe nga ndonjë fshat tjetër në Korçë, ku banorët  ortodoksë  nuk qasin familje myslimane si të ardhur, në Voskopojë kjo u tolerua.

Disa vite më parë, nën drejtimin e një personi tepër aktiv, shoqata voskopojare me qendër në Korçë synonte të ruante sa më shumë vlera të Voskopojës. Mes tyre edhe rikthimin e familjeve të vjetra voskopojare. Por, ndonëse ka mjaft të rikthyer, jo pak prej tyre nuk janë  rezidentë të përhershëm sepse nuk kanë zgjedhur që  të jetojnë aty ku kanë rrënjët e të parëve.

Foto 2 Voskopoje

Ky terren pra, ka favorizuar vendosjen në Voskopojë të familjeve myslimane, që jo vetëm kanë ndryshuar përbërjen e fshatit, por edhe tradita të tij. Familja e Nexhip Bacellit, e vendosur më herët në Voskopojë, mes të ardhurve të rinj, konsiderohet ku e ku më voskopojare.

Mbështetja nga voskopojarëvt e vjetër

Të flasësh për Voskopojën dhe të mos përmendësh një prej bijve më të njohur të këtij fshati, Dhori Fallo, është njësoj sikur  të  shkosh  aty dhe  të injorosh  kishat e vjetra, një prej  intelektualëve  të fundmë  dhe me vlera të Voskopojës.

I biri i Dhimitër Fallos, një tjetër intelektuali progresist në Shqipërinë e viteve ’30 të shekullit të shkuar. Mësimdhënës  për më shumë se 30 vjet  në fshatin e tij, Dhori Fallo ishte i apasionuar pas historisë  së zonës, sidomos  pas  pasurisë së veçantë të kishave të fshatit Voskopojë.

Autor i studimit  “Tragjedia e një qyteti “ një monografi e hollësishme, për ngritjen, shkëlqimin dhe rënien e qytetit që dikur qe njëri nga  dy apo tre metropolet e famshme të  Perandorisë Osmane. Mjaft studiues vendas dhe të huaj, librin e Dhori Fallos, i cili  përmend egzistencën e  dhjetra kishave bizantine në një popullsi prej  24 mijë banorësh, e  kanë përdorur si referencë të rëndësishme.

Pikërisht ky voskopojar i nderuar që nuk dinte të fyente njeri, por e bënte të mendohej me ato që i thoshte, ka qënë një nga mbështetësit e Nexhip Bacellit. Emri i mirë i Dhori Fallos, ndikimi i tij i pa kundërshtueshëm  në Voskopojë, çuan ujë në qendrën e komunës ku qeverisi Bacelli, një ish traktorist.  Rreth 6 vite më parë, voskopojari më i respektuar i dekadave të fundit, disa ditë para së të  ndahej nga kjo jetë pati një takim me kryetarin e komunës.

Ka dëshmi të shkruara se Dhori Fallo, si rrallëherë ishte i interesuar  për kryekomunarin e Voskopojës. I kërkoi të parin dhe të fundit nder:  që këshilli i komunës të votonte për dhënien e fondit të nevojshëm të botimit të një libri të shkruar nga ai. Dhe, në ndarje e sipër nga kryetari i komunës, si me turp që i kishte shprehur këtë dëshirë, krijuesi Fallo mësohet se i lënë një amanet për  fshatin e tij: ” Dëgjo Xhipe, të na e mbash mirë Voskopojën, se në këto kohërat tona  pak njerëz të ndershëm kanë mbetur”.

Tani, kryetari i komunës e kujton si një njeri të rrallë Dhori Fallon dhe nuk e fsheh se ka patur përkrahjen e tij edhe kur është zgjedhur.

“Liberalizimi” si kryetar

Auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit në komunën Voskopojë, na tregon  me ” hije”  punën e  kryer atje.  Një material i gjerë për periudhën 2011-2014, konkluzionet e të cilit  mbajnë datën 08/10/2014, nxjerr disa shkelje  në  aktivitetin e komunës.  Sipas këtij auditimi, për periudhën  kohore të tre viteve kur është kryer kontrolli, nuk janë rregjistruar e vjelë taksat vendore në një shumë prej 839 553 lekë, e cila është konsideruar si mungesë të ardhurash për komunën Voskopojë.

Gjithashtu, asnjë lloj takse dhe tarife nuk është marrë nga komuna Voskopojë  prej subjekteve të biznesit të vogël, përfshi këtu edhe Hotel Akademia, një nga qëndrat kryesore që frekuentojnë pushuesit në këtë fshat; mangësi edhe në zhvillimin e tenderave; komuna nuk ka mbajtur në procesverbal fondin e sipërfaqeve pyjore dhe kullosore; shumë  e shumë ndërtime pa leje; emërime favorizuese në komunë.

Të gjitha këto na dëshmojnë për një qëndrim liberalizues në komunën Voskopojë, ku  mesa duket, kryetari  i komunës  ka ditur t`u bëjë nderet e duhura  atyre që e kanë zgjedhur. Ndërsa vetë Nexhip Bacelli thotë se këto nuk kanë qënë të qëllimshme, por si dobësi të punës.

I kujdesshëm me ndjeshmërinë voskopojare

Kishe akoma e ruajtur ne Voskopoje

Kryetari i komunës Voskopojë, thotë se në fshatin e njohur aktualisht raportet e banorëve ortodoksë me ata myslimanë, janë 60% me 40%. Por, nuk dëshiron të komentojë shumë për çështje të besimit fetar apo ndikimin e tyre në zgjedhjen e tij në krye të qeverisjes vendore.

Nexhip Bacelli

Ai tregohet mjaft i kujdesshëm me ndjeshmërinë voskopojare, një presion i së cilës i vjen nga pinjollët e familjeve të vjetra. Jo vetëm në Korcë, por edhe jashtë vendit, ka disa përfaqsues të këtyre familjeve të cilët nuk e humbasin kurrë vëmendjen kur bëhet fjalë për fshatin e tyre të dëgjuar.

Ndoshta Nexhip Bacelli jo vetëm e ka kuptuar por edhe vënë në jetë amanetin e mikut të tij Dhori Fallo për ta ruajtur Voskopojën. Ka qënë pjesë e detyrimit të tij të pashkruar ndaj voskopojarëve që të mbrojë interesat e tyre. Të zgjidhesh prej tyre tre herë kryetar komune, do të thotë se nuk i ke zhgënjyer. /tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
Veteranët e UÇK: Sulmet ndaj Fatos Klosit, nga titistët kedqashës

Veteranët e UÇK: Sulmet ndaj Fatos Klosit, nga titistët kedqashës

Zaev paralajmëron një “bombë” për ‘Liqenin e Smillkovës’ dhe më pas nisjen e protestave

Zaev paralajmëron një “bombë” për ‘Liqenin e Smillkovës’ dhe më pas nisjen e protestave

Puna në “Loro Boriçi” nis pas dërgimit të projektit në UEFA

Puna në “Loro Boriçi” nis pas dërgimit të projektit në UEFA

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni