Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Xhevahire Izmaku e PDK-së: nuk dua ta besoj që në Kuvendin e Kosovës do lëshohet sërish gaz

by te Sheshi
04/06/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Xhevahire Izmaku e PDK-së: nuk dua ta besoj që në Kuvendin e Kosovës do lëshohet sërish gaz

Së fundmi, ajo e shprehu haptas pakënaqësinë ndaj partisë së saj, PDK-së pasi nuk iu dha fjala në komunën e saj në Vushtrri gjatë përurimit të një fabrike të ujit. Për të, ky ishte një episod i pakëndshëm, por që ka përfunduar aty.

Tashmë, ka vetëm fjalë të mira për PDK-në dhe kreun, Kadri Veseli për të cilin thotë se është njeriu i duhur për ta çuar përpara partinë.

iiiii

Bëhet fjalë për deputeten nga Vushtrria, Xhevahire Izmaku, një nga ligjvënëset më aktive të kuvendit të Kosovës.

Deputetja Izmaku në një intervistë dhënë për portalin tesheshi.com, flet edhe për krizën politike, për çka nuk dëshiron të besojë se mund të dalin të vërteta paralajmërimet e opozitës për rikthimin e gazit lotsjellës në Kuvend dhe protestave pasi thotë se për shtatë muaj, veprimet e opozitës e dëmtuan imazhin e Kosovës në botë.

Në këtë intervistë ajo flet edhe për situatës brenda koalicionit PDK-LDK si dhe për mëditjet e deputetëve.

Intervistoi: Blendi Gashi

Jeni deputete nga komuna e Vushtrrisë.  16-vjet paslufte si është gjendja sociale e familjeve në këtë rajon dhe sa ka përkhraje nga institucionet qendrore?

Vushtrria u shkatërrua shumë gjatë luftës. Humbi mbi 600 civilë dhe 114 dëshmorë të rënë me pushkë në dorë. U shkatërruan mijëra shtëpi dhe u vranë edhe bagëtitë, kështu që u bë e rëndë jeta e banorëve pas lufte.
Deri diku në fazën emergjente u ndërtuan disa shtëpi dhe me vite gjërat ndryshuan pozitivisht.

Nga viti 2007 kur qeveria filloi të udhëhiqet nga PDK, Vushtrria plotësoi infrastrukturën rrugore dhe shkollore.
Por, ende jemi larg asaj të duhures, punësimi dhe zhvillimi ekonomik janë nevoja jetike tani, sikur që ishte buka dhe barërat pas lufte.

Së fundmi, adresuat kritika në drejtim të partisë suaj PDK-së pasi nuk ua dhanë fjalën gjatë përurimit të fabrikës së ujit në Vushtrri. Pse u anashkaluat? A ja keni shpreh në sy pakënaqësinë tuaj kreut të partisë Kadri veseli? 

Ky ishte vetëm një episod i pakëndshëm dhe aty ka përfunduar. Nuk kam asnjë gjë për të shtuar.  Projekti i ujit përfundoi, qytetarët tanimë do të kenë ujë të mjaftueshëm dhe për këtë gëzohem shumë.

“Në bazë të fakteve do ta jap votën për Demarkacionin”

Demarkacioni me Malin e Zi sërish është bërë temë kryesore në vend. A jeni në dijeni se kur do të vijë kjo marrëveshjeve për ratifikim në kuvend (qershor apo korrik) dhe do të votoni pro apo kundër?

Është temë në pritje, do të shoh faktet dhe në bazë të kësaj vendos edhe për votën. Por, ende ka kohë për këtë.

Opozita ka paralajmëruar se do ta kundërshtojë fuqishëm ratifikimin e Demarkacionit. Si i shihni këto paralajmërime të partive opozitare? A gjendet Kosova para një destabilizimi të thellë të situatës politike dhe të sigurisë?!

S’dua të besoj që opozita do të rikthej pasigurinë tek qytetarët. Ato pamje më gaz e protesta të dhunshme shumë i kanë kushtuar Kosovës në imazhin e ri në botë.  Opozita duhet të jetë në ulëset e Kuvendit dhe aty të ndaj mendimet por jo duke u ndeshur fizikisht me njëri-tjetrin.  Ka ende hapësirë për bashkëpunim, jemi në pluralizëm, rolet tona i ka ndarë sovrani me votën e vet. Ta kryejmë secili punën e vet.

Të kalojmë në një temë tjetër. Çdo ditë e më shumë po ka acarime mes partnerëve të koalicionit. A janë këto sinjale të qarta se koalicioni aktual PDK-LDK po rrëshqet drejt prishjes?

Unë nuk e them që ka acarime, por ka vërejtje në disa sektorë. Edhe po të ishim me një partner tjetër në bashkëqeverisje, përsëri në fusha të caktuara nuk do të kishte koordinim 100% . E fundit, PDK dhe LDK janë dy subjekte të ndryshme politike, që kanë vendosur një bashkëjetesë politike për një periudhë. Por në disa segmente ka vërejtje siç menaxhohet dhe mendoj është shumë demokratike të paraqiten në mënyrë të hapur. Tranparenca është parim i qeverisjes së mirë.

Kuvendi i Kosovës këtë muaj disa herë dështoi të mbajë seanca për shkak të mungesës së kuorumit. A është kjo një papërgjegjësi karshi qytetarëve dhe a duhet t’u hiqen mëditjet deputetëve që ikin nga seancat?

S’më takon mua të moralizojë kolegët deputet. Nuk është që çdo gjë do të ndryshonte mëditja. Opozita nuk vjen qe 5 muaj në seanca dhe merr pagën e njëjtë si pozita. Deputetët e mazhorancës megjithatë janë duke kryer punën e tyre dhe po japin angazhimet profesionale edhe në komisione parlamentare. Megjithatë, assesi nuk duhet të mungojë disiplina në këtë aspekt.

Kadri Veseli tashmë është kreu i ri i PDK-së. A është njeriu i duhur që mund ta udhëheq partinë drejt fitoreve të reja? Ç’dallim sheh mes Thaçit e Veselit në mënyrën e të bërit politik?

Absolutisht po. Kadri Veseli është njeriu i duhur dhe vazhdimësia normale e udhëheqjes.  PDK bëri mirë që liderin e zëvendësoi me lider, dhe nuk bëri gabimin e subjekteve të tjera.  PDK, si subjekt politik është një organizatë e madhe politike dhe me shumë diversitet profilesh brenda. U nevojit një lider që do të printe bashkueshëm luftëtarin e lirisë dhe profesorin universitar. PDK kaloi fazën e transitit udhëheqës kaq but dhe normal.  Unë tek të dy këta (Thaçi e Veseli) kam parë besimin për të ndryshuar vendin e vet me punë dhe angazhim. /tesheshi.com/

Related Posts

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Next Post
Lind me një gjuhë të stërgjatë: Rrezikonte të vdiste sa herë që flinte

Lind me një gjuhë të stërgjatë: Rrezikonte të vdiste sa herë që flinte

Kur Muhammed Aliu e shkatërroi Donald Trampin me 132 fjalë

Kur Muhammed Aliu e shkatërroi Donald Trampin me 132 fjalë

Zakone të këqija që ndikojnë negativisht në trurin tuaj

Zakone të këqija që ndikojnë negativisht në trurin tuaj

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni