Të mbështetur nga forcat turke, në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit”, luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane rrethuan Xherablusin, për ta marrë kontrollin e tij më pas gjatë ditës së sotme.
Një komandant i forcave opozitare ka thënë se pjesa më e madhe e militantëve të ISIS-it janë detyruar ta lënë Xherablusin, e një pjesë janë dorëzuar.
Raportuesit nga terreni njoftuan për rezistencë të vogël nga ISIS-i. Nga ushtria turke nuk është raportuar për viktima, kurse ka një të vrarë nga radhët e Ushtrisë së Lirë Siriane.
Përpara hyrje në Xherablus, grupet e opozitës së moderuar siriane kanë marrë kontrollin e pesë fshatrave në veri të Sirisë, si pjesë e ofensivës së koordinuar me Turqinë për ta pastruar zonën kufitare nga militantët e ISIS-it.
Duzina tankesh turke do të futeshin sot në territorin sirian për operacionin për marrjen e Xherablusit. 46 mësohet të jetë numri i të vrarëve nga radhët e ISIS-it.
Ushtria e Lirë Siriane lajmëroi për marrjen plotësisht në kontroll të Xherablusit prej orës 19:30 të mbrëmjes së sotme. /tesheshi.com/