Kupola masive e Xhamisë së Madhe të Qendrës Islame në Xhakarta, Indonezi u shemb pas një zjarri, njoftuan mediat lokale të enjten.
Kupola e xhamisë është përfshirë nga zjarri pasditen e së mërkurës, i cili ka shkaktuar dëme të mëdha në xhami, raporton media lokale Kompas.com.
Sipas Muhamed Subki, zjarri shpërtheu kur punëtorët e një kompanie ndërtimi po punonin për riparime.
“Zjarri filloi në majë të kupolës dhe më pas u përhap në zona të tjera, por deri më tani nuk dihet se çfarë e shkaktoi”, tha Subki. Ai ka shtuar se për shkak të erës së fortë zjarri është përhapur shumë shpejt dhe ka përfshirë një pjesë të madhe të xhamisë. /tesheshi.com/