Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Xhelal Neziri: Ju tregoj arsyet se pse u katandis Maqedonia në këtë derexhe

by te Sheshi
02/06/2015
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Xhelal Neziri: Ju tregoj arsyet se pse u katandis Maqedonia në këtë derexhe
5
SHARES

Intervistoi: Memedali Jusufi

Si një gazetar me përvojë dhe njohës i rrethanave politike në Maqedoni dhe rajon, Xhelal Neziri është prezent në media sa herë që duhet të debatohet lidhur me situata të turbullta politike dhe të sigurisë. Profesioni i tij është i gazetarit hulumtues dhe i drejtorit në Qendrën për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedoni, si dhe i anëtar i Bordit Ndërkombëtar Këshillëdhënës në Fondin Evropian për Gazetari Hulumtuese JOURNALISMFUND.EU. Por, ai thotë se është detyrë e secilit që të japë kontributin për të mirën e përgjithshme në çdo rast ku mendon se mund të kontribuojë. Neziri është aktivist i lëvizjes qytetare dhe  bashkëthemelues i Lëvizjes EcoGuerilla, e cila ka një mision mjaft fisnik dhe human: mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, të ajrit, tokës dhe ujit.  

Maqedonia kalon nëpër një krizë të thellë politike dhe të sigurisë,  gjë që largon edhe më shumë vendin nga strukturat euro-atlantike. Pse erdhëm deri në këtë gjendje?

Arsyet asnjëherë nuk duhet t’i kërkojmë jashtë nesh si shoqëri apo edhe si individë. Poashtu edhe fajtorët. Maqedonia po kalon sërish nëpër një periudhë të rrezikshme për sigurinë e qytetarëve të saj. Në vend që të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s, 14-të vite pas konfliktit të armatosur ndëretnik ky vend i sërish futet në spiralen e dhunës. Mungesa e kapacitetit për kapërcimin e mendësisë konfliktuoze ballkanike dhe luajtja në kartën nacionaliste ka sjellë vendin në prag të një konflikti të ri. Një arsye tjetër mendoj se është korrupsioni masiv apo vjedhja masive e parave tona, që i paguajmë në formë taksash. Hajnia në Ballkan përherë kamuflohet me një patriotizëm të rrejshëm.

Si e shikoni daljen nga kriza?

Hapi i parë i zgjidhjes së krizës është gjetja e burimit të saj. Duhet të definohet se cilat janë ato faktorë që na sollën në këtë derexhe. Korrupsioni i kombinuar me nacionalizëm destruktiv janë zanafilla e të gjitha konflikteve. Një produkt i këtij kombinimi fatal është edhe projekti “Shkupi 2014”. Në emër të forcimit të identitetit maqedonas janë keqpërdor miliona euro nga buxheti i mbushur me tatimet e të gjithë neve. Si rezultat i aktiviteteve korruptive kemi ekonomi të dobët, papunësi të madhe dhe varfëri rishtuese. Problemet e natyrës socio-ekonomike te qytetarët shpesh degjenerojnë në frustracione ndëretnike apo ndërreligjioze. Andaj, që të mos na përsëriten situata konfliktuoze patjetër duhet të sigurojmë një Prokurori dhe gjyqësi të pavarur, si dhe polici efikase, që do të ndërpresë zinxhirin korruptiv, që fillon që nga pavarësimi i Maqedonisë dhe vazhdon deri më tani. Hapi i dytë duhet të jetë dorëheqje kolektive e kësaj qeverie të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe zëvendësimin e saj me një qeveri ekspertësh me kredibilitet individual. Kjo qeveri do të kishte për detyrë organizimin e regjistrimit të popullsisë, reformimin e kodit zgjedhor, organizimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.

Hapi i fundit i kapërcimit të krizës është krijimi i një ambienti demokratik ku  administratorët, shfrytëzuesit e ndihmave sociale dhe subvencioneve, bizneset private dhe kategori tjera shoqërore do të shprehin lirshëm vullnetin e tyre politik në zgjedhje, pa kërcënime dhe shantazhe nga partitë politike.

Si funksionojnë partitë tona këtu në Maqedoni, veçanërisht ato shqiptare?

Partitë politike shqiptare, pra ato parlamentare BDI dhe PDSH, gjithnjë e më shumë e humbin substancën politike. Nuk vërehet më te ato ndonjë mision që do të kishte për qëllim një të mirë të përgjithshme. Gjithnjë e më shumë marrin formën e shoqatave aksionare, të cilat kanë për qëllim profitin e jo ndonjë qëllim politik. Edhe angazhimi politik dhe votimi i këtyre partive nuk bëhet më për shkak të platformave dhe misioneve të tyre, por për shkak të interesave shumë konkretë të individëve që paraqesin nyje në atë rrjetin e votuesve të tyre. Pra, votohet për individët që mbledhin 100 apo 1000 vota, ato individë pastaj i shpërblen partia me një post nga i cili do të mund t`u kryej ndonjë punë, shërbim apo punësim atyre që e kanë votuar. Nuk votohet platforma dhe njerëzit që ofrohen për implementim të asaj platforme pikërisht për shkak të marrëdhënieve korruptive në trekëndëshin votues-parti-pushtet. Kjo nuk ka të bëjë me demokracinë e as me BE-në dhe NATO-n ku dëshirojmë të integrohemi e të kemi një standard të mirë jetësor.

Si e vlerësoni politikën e Tiranës dhe Prishtinës vis-a-vis shqiptarëve te Maqedonisë?

Nuk shoh ndonjë politikë proaktive në këtë drejtim. Prishtina, e sidomos Tirana, duhet të kontribuojnë në përmirësimin e strukturës politike te shqiptarët e Maqedonisë, e jo të bëjnë të kundërtën.

A mund te flitet për gazetari hulumtuese ne Maqedoni?

Në një situatë kur institucionet kanë tendencë të mbylljes për opinionin, kur pushteti dhe partitë e lidhura me të tentojnë të frikësojnë gazetarët, kur gjykatat sjellin vendime me porosi e jo në baze të ligjeve e kur siguria e gazetarëve është e cenuar seriozisht, gazetaria hulumtuese është një sfidë e madhe që kërkon një guxim të madh. Ky zhanër gazetaresk është në ekspansion si në të gjithë botën ashtu edhe në Maqedoni. Vlerësimi im është se në Maqedoni kemi gazetarë të shkëlqyeshëm hulumtues, të cilët i kanë zbuluar dhe kanë shkruar për gati të gjitha aferat që i publikoi lideri i opozitës me të ashtuquajturat bomba. Që nga pajisja e dyshimtë me aparate përgjimi në vitin 2007, korrupsioni në Shkupi 2014, banesat e dhe prona e funksionarëve. Ajo që duhet ndryshuar është rritja e vetëdijes në opinion për pasojat që sjell korrupsioni, me qëllim që t’i ndëshkojnë e jo t’i votojnë të gjithë ata që sollën varfërinë dhe mjerimin te qytetarët e tyre.

Si e shikoni funksionimin e mediave në vendin tonë?

Nuk e them unë, por të gjitha raportet e organizatave ndërkombëtare se mediat në Maqedoni funksionojnë në gjendje të jashtëzakonshme. E kam fjalën për mediat e pavarura dhe me qasje kritike ndaj pushtit ekzekutiv, lokal, gjyqësor, legjislativ etj. Mediat proqeveritare as që mund të llogariten si media, pasi ato luajnë rolin e një vegle propagandistike. Me atë klientelizëm, këto media janë në gjendje të mirë financiare dhe i kanë të gjitha kushtet e funksionimit normal. Megjithatë, duke i shërbyer qeverisë apo ndonjë pushteti tjetër ato luajnë rolin e avokatit të djallit – mjegullojnë realitetin dhe kanalizojnë opinionin publik në konton e partive në pushtet. Është normale që çdo media të ketë politikën e saj redaktuese, e cila mbase rastësisht përputhet me përcaktimet e ndonjë partie politike. Por, është e palejueshme që në një vend demokratik një media të luajë rolin e shërbëtorit të një pushteti të korruptuar.  /tesheshi.com/  

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Next Post
E rrallë: Tifozët e varrosin Federatën në mes të fushës! (VIDEO)

E rrallë: Tifozët e varrosin Federatën në mes të fushës! (VIDEO)

KQZ në kaos, sërish një bashki mbetet me kandidat mangut

KQZ në kaos, sërish një bashki mbetet me kandidat mangut

BE dërgon përfaqësues në Maqedoni, të hënën Hahn vjen në Shkup

Komisioneri Hahn, nesër në Shkup për krizën politike, gati qeveria e re?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni