Xhavit Haliti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se koalicioni PDK-AAK-NISMA i ka numrat për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për formimin e qeverisë.
“Kam informacione se kanë arritur t’i sigurojnë numrat, më shumë nuk di sepse jam me pushime”, ka thënë Haliti.
Pal Lekaj nga AAK të shtunën tha se javën e ardhshme mund të ketë zhvillime pozitive për tejkalimin e krizës politike në vend. Ndërsa, kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci, ka bërë të ditur se nuk do të thërrasë asnjë seance, përsa kohë nuk ka garancinë e se ndonjëra nga partitë apo koalicionet ka shumicën në Kuvend. /tesheshi.com/