Xhamia e Kastratëve ose xhamia e re e Mulletit, janë dy emërtesat për një objekt kulti islam me dy minaret që “përshëndesin” nga e djathta e hyrjes në Tiranë kur vjen nga Elbasani.
Më së shumti dominon e para, pasi është e Kastratëve të njohur të bizsnesit shqiptar, e cila mban emrin e babait të tyre, Haxhi Jonuz Kastrati, një burrë i devotshëm që u ndaj nga jeta muaj më parë. I ndjeri dhe falej aty, me përshtypjet e lëna të pas të një burri zamani nga veriu plot din e iman.
Ndër disa xhami edhe impresionuese në stil arkitektonik, ndërtuar së fundi në Tiranë a gjetkë në Shqipëri, kjo e Kastratëve dallon për nga fasada, e cila nuk ka portë hyrëse. Aty ku duhej të qe porta, sipas një logjike arkitekturore, nga jashtë është një stilizim klasik islam, ndërsa nga brenda është vendqëndri i imamit, drejtimi nga kibla, pra ai i faljes.
Xhamia e ka hyrjen nga pas, nga djathta për femra e nga e majta për meshkuj, ku drejtimi femëror potencohet vizualisht me hapa në dysheme.
Nga brenda, impresion përbën hapësira e madhe, një shandan gjigant dhe një sistem kondicionimi qëndron. Më tej, çdo gjë rrezaton harmoni, komoditet dhe qetësi. /tesheshi.com/