Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, reagoi në lidhje me një ndërtim të paligjshëm në lumin Vjosë, në zonën e Këlcyrës.
Xhafaj ka paralajmëruar nisjen e hetimeve për të këtë çështje, duke u shprehur se toleranca do jetë zero për çdo ndërtim të paligjshëm.
“Tolerance 0 ndaj çdo ndërtimi të paligjshëm e krimi mjedisor”, shprehet Xhafaj në Twitter, teksa thekson se për këtë çështje do të hetojë edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat brenda Policisë së Shtetit, për të zbuluar nëse ka pasur apo jo abuzime nga strukturat e shtetit për të lejuar punimet në Grykën e Këlcyrës, në luginën e Vjosës. /tesheshi.com/