WhatsApp po planifikon të ndajë të dhënat e përdoruesit me rrjetin social Facebook.
Deri tani nuk dihet se çfarë informacionesh do të ndahen midis dy shërbimeve. Ndoshta do të përfshihen lista e kontakteve në WhatsApp, për ta bërë më të lehtë gjetjen e miqve në Facebook, ose e anasjella.
Nëse jeni përdorues të rregullt të Facebook-ut dhe WhatsApp-it, atëherë kjo nuk do të jetë problem për ju. Por, nëse nuk e përdorni Facebook-un rregullisht, atëherë mund të mos e pëlqeni idenë e shpërndarjes të dhënave tuaja private të WhatsApp-it me Facebook-un. Fatmirësisht, WhatsApp do t’ju japë mundësi të çaktivizoni këtë veçori. /tesheshi.com/