Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Watergate II”, dalin aktakuzat e para në SHBA

by te Sheshi
31/10/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
“Watergate II”, dalin aktakuzat e para në SHBA

Nga Saimir Sulaj, Washington

Prokurori Mueller

Rutina e ditës ndryshoi të hënën e 30 tetorit në kryeqytetin amerikan, Washington dhe një perde heshtjeje ra në Shtëpinë e Bardhë. Që në orët e para të mëngjesit, dukej sikur të gjithë banorët e qytetit ishin përqendruar në atë që mund të rezultojë të jetë “Watergate II” në historinë e SHBA-së. Ashtu siç u paralajmëruar fundjavën që shkoi, hetimi i kryesuar nga prokurori i posaçëm Robert Mueller, për çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, nisi të shohë dritë në fund të tunelit. Aktakuzat e para u ngritën dhe para gjykatës dolën tre persona.

Çfarë ndodhi të hënën?

Këshilltari politik Paul Manafort dhe partneri i tij në biznes Rick Gates u përballën me aktakuzën për komplot kundër Shteteve të Bashkuara, pastrim parash, shmangie taksash dhe mosregjistrim zyrtar si lobistë për llogari të qeverisë së Ukrainës. Manafort dhe Gates, të cilët punuan për Presidentin Trump në fushatën zgjedhore, kishin edhe llogari bankare offshore, me më shumë se 75 milionë dollarë, siç tregohet në aktakuzë.

Manafort

Këto janë akuzat e para të bëra publike nga prokurori i posaçëm i Departamentit Amerikan të Drejtësisë të dala pas një hetimi pesë mujor mbi çështjen e përfshirjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane. Në një rast të ndarë, por që ka të bëjë me të njëjtin hetim, Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se këshilltari për politikat e jashtme të zotit Trump gjatë fushatës zgjedhore, George Papadopoulos pranoi fajësinë për dhënie deklaratash të rreme përpara agjentëve të FBI-së, në lidhje me kontaktet e tij me individë të lidhur me Rusinë, të cilët pretendonin se kishin informacione që përbaltin kundërshtaren e Trump në zgjedhje, zonjën Hillary Clinton.

Lidhja e këtyre aktakuzave me ndërhyrjen e mundshme ruse në zgjedhjet e fundit presidenciale amerikane

Paul Manafort ka shërbyer si shefi i fushatës zgjedhore të zotit Trump, gjersa dha dorëheqjen në gusht të vitit 2016, pasi mediat po raportonin për lidhjet e tij me grupimin politik pro-rus të Ukrainës. Ndërsa Rick Gates ka mbajtur një sërë postesh brenda stafit të fushatës zgjedhore të Trump. Asnjëra prej akuzave nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me punën e tyre si ndihmës të Trump, megjithëse disa prej krimeve të dyshuara mendohet të kenë ndodhur gjatë kohës së fushatës. Ndërsa, edhe pse roli i George Papadopoulos në fushatë ishte më i vogël, krahasuar me atë të Manafort, çështja e tij mund të jetë më serioze. Kjo për shkak se mund të vërtetohet një marrëveshje e fshehtë mes zyrtarëve të fushatës së Trump dhe Moskës zyrtare, gjë që është edhe thelbi i hetimit të zotit Mueller. http://localhost/tesheshi/po-shkon-shba-drejt-watergate-2/

Për çfarë akuzohen Manafort, Gates dhe Papadopoulos?

Aktakuza rendit një sëri akuzash të lidhura kryesisht me lobimin e Manafort dhe Gates në emër të grupit politik ukrainas pro-Rusisë që prej vitit 2006 e deri më 2015-ën. Ata akuzohen se kanë fshehur miliona dollarë pagesa duke përdorur llogaritë bankare offshore, duke mos deklaruar punën e tyre lobuese në llogari të zyrtarëve të huaj në SHBA dhe më vonë kanë gënjyer edhe hetuesit federal për lidhjet e tyre me këta grupe. Që të dy i kanë mohuar më herët këto kundravajtje penale. Teksa Papadopoulos është vetëshpallur fajtor se ka gënjyer agjentët e FBI-së për kontaktet e tij dhe komunikimin me ndërmjetës rusë gjatë kohës kur punonte për fushatën e Trump.

Gjykata Washington

Pranimi i fajit të tij u zbulua këtë të hënë, kur u mësua edhe për aktakuzën ndaj Manafort dhe Gates, pasi deri më tani ishte i mbyllur. Papadopoulos i ka thënë agjentëve të FBI-së se ka qenë në kontakt me një profesor të huaj, të cilit nuk i bëhet i ditur emri, dhe që pranonte se ka informacione përbaltëse ndaj Clinton, në formën e mijëra e-mail-eve. Fillimisht, Papadopoulos e nënvlerësoi natyrën e kontakteve të këtij profesori me Moskën zyrtare, duke thënë se ai ishte askush. Por sipas aktakuzës, Papadopoulos kuptoi se profesori kishte lidhje thelbësore me zyrtarë të qeverisë ruse dhe se ishte takuar me disa prej tyre pak para se t’i thoshte zotit Papadopoulos për çështjen e informacioneve përbaltëse ndaj zonjës Clinton.

Reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Presidenti Trump reagoi me anë të një postimi në “Twitter”, ku u përpoq ta kthejë vëmendjen te “Hillary e korruptuara” siç e cilëson ai zonjën Clinton që në kohën e fushatës zgjedhore. Ndërsa theksoi se nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë me Rusinë. Ndërsa sekretarja për mediat e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders, në daljen e përditshme para gazetarëve, u përpoq ta minimizojë rëndësinë e zhvillimeve të fundit. “Njoftimet e sotme nuk kanë asnjë lidhje me presidentin dhe me fushatën e tij zgjedhore”, – tha Sanders.

Çfarë pritet të ndodhë?

Dorëzania për lirimin me kusht të Manafort është caktuar 10 milionë dollarë nga Gjykata Federale e Washingtonit, ndërsa për Gates, pesë milionë dollarë. Që të dy kanë dorëzuar pasaportat dhe do të jenë në arrest shtëpie. Ata u vetëdorëzuan këtë të hënë në Gjykatë, për të shmangur spektaklin e kamerave nga një arrestim i mundshëm prej agjentëve të FBI-së. Ekspertët politikë në kryeqytetin amerikan theksojnë se ky është vetëm fillimi i një çështjeje të madhe. Sipas tyre, aktakuza është vetëm maja e ajsbergut në hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhje.

Nëse shpallen fajtorë, Manafort, Gates dhe Papadopoulos do të përballen me dënime disa vjeçare, që duke gjykuar moshën e tyre aktuale, mund të cilësohen edhe si burgime të përjetshme. Thelbi i hetimit është nëse provohet që zyrtarët e fushatës së Trump, mbështetësit e tij më të afërt, por mbase edhe ai vetë, kanë pasur një marrëveshje të fshehtë me zyrtarë të qeverisë ruse, që t’i ndihmojnë në garën përballë zonjës Clinton, duke publikuar informacione që e dëmtojnë atë. Nëse kjo ndodh, mund të çojë deri në shkarkimin e Presidentit Trump. /tesheshi.com/

Related Posts

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
“Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse
Bota & Rajoni

“Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

17/05/2025
A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?
Afrika

A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

17/05/2025
Next Post
Rehabilitimi i një gjenerali serb për krime lufte, Brukseli kritikon Beogradin

Rehabilitimi i një gjenerali serb për krime lufte, Brukseli kritikon Beogradin

Japoni: gjendet 9 trupa të gjymtuar, “kasapi” 27-vjeçar pranon krimin

Japoni: gjendet 9 trupa të gjymtuar, “kasapi” 27-vjeçar pranon krimin

Mos u trembni nëse nuk e keni tensionin 8 me 12, ky nuk është tensioni standard për të gjithë

Mos u trembni nëse nuk e keni tensionin 8 me 12, ky nuk është tensioni standard për të gjithë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni