Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

WP: Ç’mësim duhet të marrin liderët e sotëm nga modeli Reagan e Gorbachev?

Ishin armiq, madje rusi tejet kokëfortë, por dialoguan dhe shpëtuan botën

by te Sheshi
05/09/2022
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
WP: Ç’mësim duhet të marrin liderët e sotëm nga modeli Reagan e Gorbachev?

Mësimi më i vlefshëm që mund të nxjerrim nga jeta e ish-presidentit të fundit sovjetik, të ndjerit Mikhail Gorbachev, është se edhe liderët më të fuqishëm dhe më me ndikim nuk do të jenë në gjendje ta ndryshojnë historinë vetë, thotë Bret Baier, korrespondent politik i Kanali amerikan Fox News.

Në artikullin e tij për Washington Post, Baier shton se në rastin e Gorbachev-it, asnjë nga retrospektivat e shkruara sot për të nuk do të ishte e mundur pa ish-kolegun e tij amerikan Ronald Reagan. Partneriteti i tyre unik dhe gatishmëria e tyre për të dialoguar edhe me armiqtë e tyre më të mëdhenj, u ka mundësuar atyre të ridrejtojnë fatin e botës.

Reagan mori detyrën në vitin 1980 si një armik i hapur i Bashkimit Sovjetik. Ai e quajti atë një “perandori të së keqes” dhe parashikoi rënien e saj. Retorika e tij ishte aq nxitëse sa shkaktoi konflikte dhe tensione mes njerëzve. Por kjo ndryshoi në vitin 1985 me ardhjen e Mikhail Gorbachev.

Perandoria e Keqe

Para Gorbachev-it, nuk kishte asnjë tregues në fjalimet e Reganit se Bashkimi Sovjetik do të ishte diçka tjetër veçse një “perandori e keqe”. Kur Gorbachev-i u bë udhëheqësi i sovjetikëve, nuk kishte asnjë pretendim se Bashkimi Sovjetik ishte ajo që kishin parashikuar revolucionarët origjinalë rusë. Gorbachev-i pati guximin të ndryshonte dhe mori drejtimin në një kohë kur homologu i tij në Amerikë ishte gati të fliste, dhe ata e bënë.

Gorbachev dhe Reagan filluan bashkëpunimin e tyre me një ndjenjë të përbashkët urgjence mbi kërcënimin e luftës bërthamore. Herën e parë që u takuan, në një konferencë afër Gjenevës, Regan i tha Gorbachev-it një shaka: “Një amerikan dhe një rus u takuan. Amerikani tha: ‘Vendi im është më i miri sepse mund të shkoj në Shtëpinë e Bardhë dhe t’i them presidentit se po bën një punë të keqe’. ‘Po’, tha rusi. ‘Edhe unë mund të shkoj në Kremlin dhe t’i them Gorbachev-it të njëjtën gjë: ‘Reagan po bën një punë të keqe’”. Gorbachev-i buzëqeshi pak, duke mos ditur si të përgjigjej. Por shpejt u mësua me Reganin, i cili ishte i vendosur se takimet e tij me Gorbachev-in do të ishin biseda të hapura, jo vetëm politike.

Secili mbrojti vizionin e tij

Reagan dihej gjithashtu se ishte i vështirë dhe për vite në konferenca të dy presidentët u përplasën për vizionet e ndryshme të botës që mbanin vendet e tyre. Gorbachev-i mbajti me kokëfortësi qëndrimin e partisë për çështjet kryesore dhe negociatat ngecnin herë pas here. Në samitin e vitit 1986 në Reykjavik, Islandë, Reagan ishte aq i frustruar nga kokëfortësia e Gorbachev-it, saqë u tërhoq nga negociatat.

Megjithatë, ky nuk ishte fundi. Të dy palët riorganizuan radhët e tyre dhe vazhduan me samitin. Ata lëvizën ngadalë drejt një marrëveshjeje për të reduktuar kërcënimin bërthamor.

Në dhjetor 1987, Gorbachev-i dhe gruaja e tij Raisa erdhën në Uashington, ku ai dhe Reagan nënshkruan Traktatin për Reduktimin e Armëve Bërthamore me Rreze të Mesme. Për amerikanët, Gorbachev-i ishte një yll rock, një lider sovjetik i perëndimorizuar me karizëm.

Por, aq popullor sa Gorbachev-i ishte në Shtetet e Bashkuara, ai nuk mori të njëjtat vlerësime në shtëpi (ai dhe Reagan bënin shaka se ishin më të popullarizuar në vendin e tjetrit sesa në vendin e tyre). Në maj 1988, Gorbachev-i ishte në prag të kolapsit dhe reformat e tij të brendshme hasën në rezistencë të fortë. Në atë stuhi, Reagan dhe gruaja e tij Nancy bënë një vizitë të paprecedentë në Moskë.

Mbrapa skenave

Një nga skenat më të paharrueshme gjatë asaj vizite ishte Reagan dhe Gorbachev duke ecur nëpër Sheshin e Kuq, gjë që ishte e paimagjinueshme vetëm disa vite më parë. Në prapaskenë, Reagan e shtyu shumë Gorbachev-in për të drejtat e njeriut dhe gjëra të tjera që nuk përmenden.

Gorbachev mendonte se në vendin e tij kishte kufizime si për pranimin e parimeve perëndimore ashtu edhe për autoritetin e tij. Megjithatë, Reagan u lejua të mbante një fjalim publik në një auditor të mbushur plot në Universitetin Shtetëror të Moskës, ku presidenti mahniti studentët me imazhet e lirisë që mund të kishin.

Të udhëhequr nga Gorbachev, populli i Bashkimit Sovjetik filloi dalëngadalë të largohej nga ajo që lideri i fundit sovjetik e njohu më vonë si një “ngërç politik”. Regani e dinte gjithmonë se gjysmëmasat nuk do ta shpëtonin Bashkimin Sovjetik nga korrupsioni në thelbin e tij. Kur ai u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe Bush Sr. mori detyrën, perandoria sovjetike tashmë po shkatërrohej.

“Në momente si sot, kur dialogu duket i pamundur dhe kur kushtet duket se janë përkeqësuar shumë për diskutim, nderimi më i mirë për Gorbachev-in mund të jetë që udhëheqësit ta marrin seriozisht këtë mësim”, përfundon autori. /tesheshi.com/

Related Posts

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza
Kryesore

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)
Kritikë

Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)

16/05/2025
Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it
Gjeopolitikë

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Next Post
Bisedë bashkëshortesh Vuçiç-Zelensky: “lojë me ambulanca”

Bisedë bashkëshortesh Vuçiç-Zelensky: “lojë me ambulanca”

Pas 100 vitesh: si shihet Musolini në Itali?

Pas 100 vitesh: si shihet Musolini në Itali?

Irlanda, gjobë 400 milionë euro ndaj Instagramit

Irlanda, gjobë 400 milionë euro ndaj Instagramit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni