Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vulloviqët e Zubin Potokut i dorëzohen kryeministrit Vuqiq: braktisin partinë e Millosheviqit dhe hyjnë në partinë e tij. Ja pse…

by te Sheshi
05/12/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Vulloviqët e Zubin Potokut i dorëzohen kryeministrit Vuqiq: braktisin partinë e Millosheviqit dhe hyjnë në partinë e tij. Ja pse…

Stevan Vuloviq, kryetar i Zubin Potokut

Nga Redaksia        

Arra e fortë është thyer më së fundi: Vulloviqët e Zubin Potokut, pas shumë presioneve, shantazheve e kërcënimeve për likuidim, bëjnë paqe me Aleksandar Vuqiqin dhe kryekrimineline dorën e djathtë të kryeministrit serb, Zvonko Veselinoviqin.

Stevan Vulloviq, kryetar i komunës së Zubin Potokut në veri të Kosovës, nga frika dhe presioni për sigurinë e tij personale, të familjes dhe të pasurisë, është larguar nga rradhët e Partisë Socialiste e Serbisë (SPS), duke kaluar tek Partia Përparimtare Serbe (SNS), parti e Vuqiqit.

Por si erdhi puna deri këtu dhe çfarë e ka shtyrë Stefan Vulloviqin që të braktisë partinë e tij?

Ai është njëri nga themeluesit e SPS-it për Zubin Potokun dhe politikan aktiv e shumë radikal i kësaj partie që nga koha kur në krye të saj ishte Sllobodan Millosheviqi.

Një burim konfidencial nga veriu i Kosovës, i cili ndjek nga afër çdo zhvillim të atjeshëm, i tha redaksisë së portalit tesheshi.com se shkaku kryesor i marrjes së një vendimi të tillë nga Vulloviqët është presioni që është bërë mbi ta, familjen dhe biznesin e tyre muajve të fundit nga ana e kryeministrit Aleksandar Vuçiq nëpërmjet mashës së tij në Veri, kryekriminelit me nam Zvonko Veselinoviq, që tani njihet edhe si biznesmen e njeriu më i afërt me kreun e qeverisë së Beogradit.

Sipas burimit, Vulloviqi në mandatin e tij si kryetar i Zubin Potokut ka nënshkruar disa marrëveshje me qeverinë e Kosovës si dhe projekte investuese të cilat përmes kabinetit qeveritar të Prishtinës i ka financuar Bashkimi ose Komision Evropian, e për të cilat Beogradi ka qenë shumë i shqetësuar.

“Të gjitha projektet që janë dhënë, janë fituar nga kompania e kryetarit Vulloviq, Elektromont, nga Zubin Potoku, ndërkohë që Vulloviqi nuk ka kundërshtuar as financimin e disa punëtorëve të komunës së Zubin Potokut nga ana e Qeverisë së Kosovës”, ka thënë burimi.

Por të gjitha këto lëvizje, Vulloviqi i ka bërë në pavarësi të plotë nga Beogradi, gjë që e ka shqetësuar Vuqiqin. Dhe që pas këtij momenti kanë nisur presionet.

Burimi thotë se cikli i paralajmërimeve dhe kërcënimeve për të ndryshuar kurs, nisi me rastin kur  automjeti tip Mercedes GL e vëllait të kryetarit, Srgjan Vulloviqit, i është vënë flaka mu në qendër të Zubin Potokut.

Zvonko Veselinoviq
Zvonko Veselinoviq

Dhe sipas tij, edhe pse policia nuk e ka zbardhur si rast, pas vënies së zjarrit të makinës së Vulloviqit, qëndron direkt kryekrimineli i veriut të Kosovës, Zvonko Veselinoviq, për të cilin EULEX-i ka lëshuar një flet-arrest kohë më parë për sulmet që ai ka bërë  ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe në djegien dhe shkatërrimin e pikës kufitare në Jarinje të Leposaviqit.

“Veselinoviq ka angazhuar njerëzit e tij në Veri që të djegin xhipin e Srgjan Vulloviqit dhe në këtë mënyrë t’i dërgojnë paralajmërim të qartë vëllezërve Vulloviq se nuk guxojnë të bëjnë me kryet e vet në marrëveshjet me Prishtinën, pa miratimin e  kryeministrit Vuçiqit”, thotë burimi nga brenda komunës së Zubin Potokut.aleksandar-vucic

Dhe pas këtij akti, siç sqaron burimi, kryetari i Zubin Potokut, Stevan Vulloviq shumë i shqetësuar për jetën, familjen dhe pronën e tij përrallore, për tre ditë ka qëndruar në Beograd duke nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi se pa lejen e qeverisë së Beogradit, asnjë punë në Zubin Potok nuk guxon të realizohet.

Po kush janë Vulloviqët?

Srgjan Vulloviq, vëllai i kryetarit të cilit iu dogj automjeti, është drejtor i hidrocentralit të Gazivodës dhe i liqenit me të njëjtin emër. Por ai njihet dhe si njeri i afërt me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi; dhe për këtë, Beogradi ka qenë shumë i  shqetësuar se mos ai nënshkruan ndonjë marrëveshje me Prishtinën duke bërë që hidrocentrali dhe liqeni të kalojnë nën kompetencat e qeverisë së Kosovës.

Vëllezërit Vulloviq konsiderohen si milionerë. Dyshohet që pasurinë ata e kanë bërë në mënyrë të jashtëligjshme, me tendera të dyshimtë që i kanë marrë përmes firmës së tyre autotransportuese Kolasin Prevoz, ndërmarrje kjo nga Mitrovica e cila është e regjistruar si në Beograd ashtu dhe në Prishtinë.

Po ashtu, Srgjan Vulloviq është pronar edhe i autoshkollës, Maraton, që funksionon në bazë të ligjeve të Serbisë.

Në anën tjetër,  kryetari i Zubin Potokut, Stevan Vulloviq, ka qenë drejtor shumëvjeçar i sistemit të energjisë elektrike në veriun e Kosovës, Elektrokosmet, që në mënyrë ilegale ka furnizuar me energji elektrike këtë pjesë të Kosovës.

Po ashtu, ai është edhe pronar i kompanisë Elektromont nga Zubin Potoku, ndërmarrje kjo që vitet e fundit ka fituar të gjithë tenderat që janë dhënë në komunë, vlera e të cilëve arrin mbi 4 milion euro.

Në këtë mënyrë, vëllezërit Vulloviq kanë bërë milionat e tyre, ndërsa tani janë bërë edhe anëtarë të Partisë Përparimtare Serbe të kryeministrit Vuçiq,  duke u përbetuar se do t’i realizojnë të gjitha detyrat që do t’u japë Beogradi dhe se nuk do veprojnë në kokën e tyre. Gjë kjo që sqarohet nga burimi konfidencial. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Parisi SG i pakonkurueshëm në kampionatin francez

Parisi SG i pakonkurueshëm në kampionatin francez

Si në film edhe në jetën reale: shtëpi të ngjashme me ato të Hobbit (foto)

Si në film edhe në jetën reale: shtëpi të ngjashme me ato të Hobbit (foto)

Opozita kosovare proteston sot në Gjakovë

Opozita kosovare proteston sot në Gjakovë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni