Kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç i është miratuar kërkesa për ta vizituar Kosovën, por vetëm për vetëm tri orë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, gjatë konferencës për shtyp që mbajti sot me homologun e tij të Luksemburgut.
Hoxhaj deklaroi se ka qenë vendim i vështirë për qeverinë sidomos pas provokimeve të fundit të Serbisë, mirëpo vendimi është marrë në frymën e shprehjes së vullnetit të mirë ndaj miqve ndërkombëtarë sikurse Gjermania dhe Bashkimi Evropian.
Vuçiç nesër do qëndroi në komunën e Leposaviçit, ku pritet të bëj fushatë pasi është një nga kandidatët për president të Serbisë. /tesheshi.com/