Përbëri lajm fakti se presidenti serb Aleksandër Vuçiç, refuzoi të shkonte në Nju Jork, atje ku u mblodhën të gjithë liderët e botës, për Asamblenë e Përgjithshme, e ku shumëkush pati rastin të ligjërojë mbi politikat e vendeve përkatëse.
Së fundi, ai, Vuçiç, ka treguar dhe arsyen sepse nuk ishte prezent me tyre.
“Unë nuk mund të shkoja me ta dhe të përsëris të njëjtat gjëra. Më tregoni nëse jeni për përparim thelbësor, nëse është kështu atëherë këtu më keni dhe do të vija kudo që të më ftonit, në Bruksel, Grenlandë dhe kudo që të më ftoni. Por, nuk vij për të humbur kohën time duke dëgjuar tregime boshe që i kam dëgjuar për vite të tëra që Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, citohet të ketë thënë Vuçiç gjatë një vizite në Nish.
Ajo që foli në Asamble qe kryeminstrja Brnabiç dhe Vuçiç tha se ishte i kënaqur me fjalimin e saj. /tesheshi.com/